Jonimajt
Jonimajt kanë qenë një familje fisnike arbërore, zotërimet e së cilës shtriheshin në trevën midis lumenjve Mat dhe Ishëm[1], ndërsa një degë e saj i kishte zotërimet më në veri, në krahinën e Shkodrës.
Emri
RedaktoNë burime të ndryshme mbiemri i tyre pasqyrohet si Gonoma, Guonimi, Gjonëmi, Ghionoma[2], Jeonima, Jonema, Geonima[3]. Zef Valentini sheh tek vendi i quajtur Gjorm në Kurbin - Gjonm ose Gjolm, siç thuhej dhe shkruhej në kohë të tij - çerdhen e ndikimit të kësaj familjeje, ku Barleti quan «Sylva Jonimorum», pyllin e Jonimajve[2].
Historia
RedaktoBashkëkohës me Blinishtajt, Jonimajt përmenden që në fillim të shek. XIII si nënshkrues të aktit për marrëveshjen e Dhimitrit të Arbërit me Raguzën[4].
Një tjetër Jonima, Vladislavi, zhupan i Dioklesë e i Bregdetit shqiptar prej dekretit të 1319 të Papës. Më 1303 jetonte në oborrin e mbretit serb dhe, pa dyshim ishte trashëgimtar i sevastit Jonimë që përmendet në marrëveshjen e nënshkruar midis disa feudalëve arbërorë dhe Karli Anzhu në vitin 1274.
Familja Jonima shfaqet përsëri në fillim të shek. XV rreth qytetit të vogël të Danjës dhe Shatit mbi Drin, barabar me Zaharitë e atjeshëm, dhe Dushmanët në Pultin e Epërm, të pavarur ose vasalë, mbarështonin feudet[5]. Më 3 maj 1403 një ambasador i Mitër Jonimës lutej që një "suus mercator possit vendere salem ad mercatum Semphanday" (tregtar i vet të mundet me shitë në merkatën e Shufadasë)[6].
Në Regjistrin e Kadastrës së Shkodrës
RedaktoNë Regjistrin e Kadastrës të Shkodrës përmenden të quajturit:
- Andre, banues në Bolcë.
- Andre, banues në fshatin Trush i Madh.
- Bogoshin (Bogossin), banues në fshatin Bolcë.
- Fior, Flor ka prona në përkatësitë e Shkodrës.
- Johan, Zuan, Zian, burre i Suinës, ka prona në përkatësitë e Shkodrës.
- Johan [po ai?] bir i Stefanit, ka prona në Shkoder, mban prona me konçesion në fshatin Koplik.
- Lazer banues në fshatin Trush i madh.
- Nikolle (Nicola), banues në fshatrat Progjen e Stikjan
- Stefani, i vdekur at i Johanit dhe i Viletit
- Svina (Suina), grua e Johanit, ka prona në përkatësitë e Shkodrës
- Vikt, Vito (Victo, Uido), bir i Stefanit ka prona në qytetin e Shkodrës mban prona dhe fshatrat [Enkjekjan, Gleros, Zamoran] me konçesion, gruaja e tij ka prona në përkatësitë e Shkodrës"
- Vlad, banues në fshatin Bolcë
- Vlad [po ai?] ka prona në përkatësitë e Shkodrës
- Zuan, Zian sh. Johan[3].
Referime
Redakto- ^ Archivio di Stato di Venezia, Governatori delle pubbliche entrate, registri multorum B. 145 (vol. 35), 13r-v; printuar nga Oliver Jens Schmitt: Das venezianische Albanien (1392-1479), Munich 2001, fq. 646.
- ^ a b Valentini Z., Da Tirana al Matja, Tirana: Drini – Bollettino mensile del Turismo albanese, N. 2, 1 aprile 1941.
- ^ a b Regjistri i Kadastrës dhe i Koncensioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417, përgatitur nga Injac Zamputti, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1977. fq. 263.
- ^ Anamali S. Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Tiranë: Toena, 2002. fq. 267. ISBN 99927-1-622-3
- ^ Shuflaj M., Serbë dhe shqiptarë, përkthyer nga Hasan Çipuri, Tiranë: Toena, 2004, fq. 158. ISBN 99927-1-854-4
- ^ Thalloczy L., Vëzhgime iliro-shqiptare, përktheu Mustafa Kruja, Shkodër: Camaj-Pipa, 2004, fq. 79. ISBN 99927-56-34-9