Kënga e Hildebrandit

This is the stable version, checked on 15 nëntor 2021. 1 pending change awaits review.

Kënga e Hildebrandit (në tekste edhe Hilderbrandslied[1]) është këngë e kreshnikëve gjermanë, dhe e vetmja këngë copa të së cilës kanë mbetur të shkruara.

Deri më tani dihet që janë trashëguar të shkruara rreth 68 radhë të gjata. Kënga është regjistruar nga ana e dy murgjve fuldistë në mes të viteve 810 dhe 820. Këta e kanë shkruar në fletën e parë dhe të fundit të një dorëshkrimi. Ky dorëshkrim latinë pastaj u gjet në Kasel dhe mendohet se vjersha është e shkruar e bazuar në një të folme të lashtë bavariane.

Kënga paraqet Hilderbrandin, mjeshtrin besnik të armëve të Ditriksit të Bernit (Dietrichs von Bern) në dyluftim me të birin Huldubrand. Ky nuk donte të pranonte që në hunin e vjetër të shihte të atin e tij dhe për këtë vritet. Ky përfundim tragjikë nuk përfshihet në dorëshkrim dhe vetëm më pas është marrë nga trashëgimia e veriut në Këngën Vdekja e Hilderbrandit (Hilderbrands Sterbelied).

Në gojëdhënat e Thridrek (Thidreksaga), një përmbledhje e veprave të krijuara në shekullin e XIV, si dhe në baladat më të reja të Hilderbrandit të po këtij shekulli, i ati pajtohet me të birin.

Sido që të jetë në Gjermanin veriore dhe atë qendrore, emri Hilderbrand duket të jetë i popullarizuar jo vetëm nga politikani i njohur gjerman Hilderbrand tek ne.

Përkthimi ne shqip

Redakto

Mato, Martin Kënga e Hildebrandit" në gazetën "Nacional" nr 515; 24 korrik-4 gusht 2019 Tiranë

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ DER GROSSE BROCK HAUS, band 9, fq.350 (1983) ISBN 3-7653-0353-4