Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

(Përcjellë nga KEDNj)

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) (emri zyrtar Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore) është një dokument ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Evropë. Hartuar në vitin 1950 nga Këshilli i Evropës, atëherë i sapoformuar,[1] konventa hyri në fuqi më 3 shtator 1953. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës janë nënshkrues të konventës dhe anëtarët e rinj duhet të ratifikojnë këtë konventë në mundësinë më të parë.[2]

Shtetet firmëtare të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Konventa krijoi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Cilido individ që beson se të drejtat e tij sipas konventës janë shkelur nga një shtet anëtar i konventës mund të ngrejë një padi pranë kësaj gjykate. Vendimet ku gjenden shkelje janë të detyrueshme për t'u zbatuar nga shteti në fjalë, i cili duhet ta ekzekutojë vendimin.[3] Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme pavarësisht shumës së kompensimit. Për shembull, në vitin 2014 Rusia u detyrua të pagonte kompensime në masën 2 miliard dollarë.[4][5]

Si pasojë e amendimit nga protokolli 11, tashmë konventa përbëhet nga 3 pjesë. Të drejtat dhe liritë kryesore të njeriut mund të gjenden në seksionin I, që përbëhet nga nenet 2 deri në 18. Seksioni II, që përmban nenet 19 deri në 51, krijon gjykatën  dhe parashtron rregullat e funksionimit të kësaj të fundit. Seksioni III përmban dispozita të ndryshme përmbyllëse.

Shumica e neneve të seksionit I janë të strukturuara në dy paragrafë: paragrafi i parë jep përcaktimin bazik të së drejtës apo lirisë, ndërsa paragrafi i dytë parashtron përjashtime ose kufizime të së drejtës së përmendur në paragrafin e parë.

Neni 2 - E drejta e jetës

Redakto

Neni 2 mbron të drejtën e çdo personi për të jetuar. E drejta e jetës shtrihet vetëm për qeniet njerëzore, ndaj ky artikull nuk është i aplikueshëm në lidhje me kafshët,[6] ose me "persona juridikë", të tillë si korporatat.[6]Evans v UK, Gjykata vendosi se e drejta e jetës nuk është e aplikueshme mbi embrionin e njeriut. Në Vo v Franca,[7] Gjykata refuzoi t'i përgjigjej pyetjes, nëse fëmija i palindur është një "person" për qëllime të artikullit 2 të Konventës.[8]

Paragrafi i dytë i nenit 2 parashikon se vdekja si rezultat i përpjekjeve të palës tjetër për të mbrojtur veten ose të tjerët, gjatë ndalimit të një të dyshuari, ose për shtypjen e kryengritjeve të armatosura kundër rendit kushtetues, nuk shkelin të drejtat e mbrojtura nga neni, nëse përdorimi i forcës nuk ishte më i madh seç ishte absolutisht e nevojshme".

Neni 3 - Ndalimi i torturës

Redakto

Neni 3 ndalon torturën, dhe trajtimin ose ndëshkimin çnjerëzor apo poshtërues. Nuk ka përjashtime apo kufizime të kësaj të drejte. Kjo dispozitë zakonisht zbatohet, përveç torturës, për rastet e rënda të dhunës policore ose kushteve të këqija gjatë burgimit.[9]

Neni 4 - Ndalimi i punës së detyruar

Redakto

Neni 4 ndalon skllavërinë, robërinë dhe punën e detyruar, por përjashton punë:

  • të bëra si pjesë normale të burgut,
  • në formën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak,
  • që kërkohet të kryejë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme
  • të cilat janë pjesë e obligimeve normale qytetare të personit

Neni 5 - Liria

Redakto

Neni 5 parashikon se gjithkush ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë së personit.

Neni 5 parashikon të drejtën për liri, të kufizuar vetëm nga paraburgimi, nën rrethana të caktuara, si arrestimi mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e një krimi, arrestimi i ligjshëm ose burgimi si pasojë e një vendimi të rregullt gjyqësor.

Neni 6 - Gjykimi i drejtë

Redakto

Neni 6 siguron të drejtën e njeriut për një gjykim të drejtë, ku përfshihet e drejta e një dëgjese publike para një trupi gjykues të pavarur dhe të paanshëm brenda një intervali kohor të arsyeshëm, prezumimi i pafajësisë dhe të drejta të tjera për individë të akuzuar për kryerjen e një vepre penale (si dhënia e kohës dhe infrastrukturës së përshtatshme për të përgatitur mbrojtjen, akses në përfaqësim ligjor, e drejta t'i ballafaquar dëshmitarët kundër tyre, e drejta për ndihmën pa pagesë të një përkthyesi).

Neni 7 - Masa prapavepruese

Redakto

Neni 7 ndalon kriminalizimin retroaktiv të veprimeve ose mosveprimeve. Asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër që nuk konsiderohet vepër penale në kohën e kryerjes së veprës. Neni gjithashtu ndalon dhënien e një dënimi më të rëndë se dënimi që mund të jepej në kohën e kryerjes së veprës penale.

Neni 8 - E drejta e privatësisë

Redakto

Neni 8 parashikon të drejtën e respektimit "të jetës private dhe familjare, shtëpisë dhe korrespondencës" së një individi, e drejtë që mund të limitohet nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike".[10]

Neni 9 - Liria e ndërgjegjes dhe e fesë

Redakto

Neni 9 mbron lirinë e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo mbrojtje përfshin lirinë për të ndryshuar fe ose besim, dhe për të shfaqur përkatësinë në një fe ose besim nëpërmjet lutjes, praktikimit, observimit apo mësimit të praktikave fetare, limituar vetëm nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike".

Neni 10 - Liria e shprehjes

Redakto

Neni 10 mbron lirinë e shprehjes, limituar vetëm nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike". Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë dhe për të përcjellë informacione apo ide, por lejon kufizime kur cënohen:

  • interesat e sigurisë kombëtare
  • integriteti territorial ose siguria publike
  • parandalimi i krimit
  • mbrojtja e shëndetit apo e moralit
  • mbrojtja e dinjitetit ose e të drejtave të të tjerëve
  • zbulimi i informacioneve të marra në mirëbesim dhe konfidencë
  • garantimi i autoritetit dhe paanshmërisë së gjyqësorit

Neni 11 - E drejta e tubimit 

Redakto

Neni 11 mbron lirinë e tubimit dhe të organizimit shoqëror, ku përfshihet e drejta për organizimin sindikal, limituar vetëm nga kufizime "në pajtim me ligjin" dhe që janë "të nevojshme në një shoqëri demokratike".

Neni 12 - E drejta e martesës

Redakto

Neni 12 parashtron të drejtën e femrave dhe meshkujve në moshë madhore për t'u martuar dhe për të krijuar familje.

Deri më tani, pavarësisht disa çështjeve, Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar të aplikojë të drejtat e këtij neni në lidhje me të drejtën e individëve për t'u martuar brenda të njëjtës gjini. Gjykata e ka argumentuar këtë vendim me argumentin se ligjvënësit kishin për qëllim që artikulli të zbatohet vetëm për martesat midis gjinive të ndryshme dhe se vendimi politik mbi martesat homoseksuale duhet t'i lihet shteteve anëtare.

Neni 14 - Ndalimi i diskriminimit

Redakto

Neni 14 ndalon diskriminimin në bazë të "gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit politik apo mendimeve të tjetra, origjinës kombëtare apo klasore, përkatësisë në një minoritet kombëtar, pronës, lindja apo ndonjë status tjetër".

Protokolle të Konventës

Redakto

Protokolli 1

Redakto

Ky protokoll përmban 3 të drejta të ndryshme, të cilat nuk ishin pjesë e konventës origjinale, pasi palët nënshkruese nuk mund të binin dakord mbi formulimin e tyre.  

Të tërë shtetet anëtare e kanë nënshkruar protokollin 1 tashmë, por Monako dhe Zvicra nuk e kanë ratifikuar këtë protokoll.[11]

Artikulli 1 - E drejta e pronës

Redakto

Artikulli 1 garanton të drejtën e gëzimit në paqe të sendeve në pronësi. Kjo e drejtë është e aplikueshme mbi pronësinë e tokës, të sendeve materialë dhe të sendeve jomaterialë, si pronësia intelektuale.[12]

Artikulli 2 - E drejta për arsimim

Redakto

Artikulli 2 garanton të drejtën për të mos iu mohuar të drejtën për arsimim individëve dhe të drejtën e prindërve me qëllim që fëmijët e tyre të arsimohen në perputhje me normat e tyre fetare dhe ideologjike. Gjithsesi, ky artikull nuk garanton cilësinë apo vitet e arsimimit.[13]

Artikulli 3 - Zgjedhjet

Redakto

Artikulli 3 parashikon të drejtën për të pasur zgjedhje të rregullta, të lira dhe të ndershme.

Protokolli 4 - Kufizimet e lëvizjes

Redakto
  • Artikulli 1 ndalon burgimin e individëve për pamundësi në përmbushjen e kontratës.
  • Artikulli 2 mbron të drejtën e lëvizjes së lirë brenda një vendi pas hyrjes së ligjshme në atë vend dhe për një të drejtën e individit për t'u larguar nga çdo shtet.
  • Artikulli 3 ndalon dëbimin e shtetasve dhe mbron të drejtën e individit për të hyrë në vendin e shtetësisë.
  • Artikulli 4 ndalon dëbimin kolektiv të të huajve.

Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar, por kurrë nuk e kanë ratifikuar Protokollin 4. Greqia dhe Zvicra as nuk e kanë nënshkruar e as ratifikuar këtë protokoll.

Protokolli 6 - Kufizimi i dënimit me vdekje

Redakto

Kërkon kufizim e zbatimit të dënimit me vdekje vetëm në kohë lufte ose në rast kërcënimi të pashmangshëm për luftë.

Çdo shtet anëtar i Këshillit të Evropës e ka nënshkruar dhe ratifikuar protokollin 6, me përjashtim të Rusisë, e cila e ka nënshkruar, por nuk e ka ratifikuar.[14]

Protokolli 7 - Procedura penale dhe familjare

Redakto
  • Artikulli 1 parashikon të drejtën për procedura të rregullta për rezidentët e huaj të ligjshëm, të cilët përballen me mundësinë e dëbimit.
  • Artikulli 2 parashikon të drejtën e apelit për çështjet penale.
  • Artikulli 3 parashikon kompensim për viktimat e dënuara padrejtësisht.
  • Artikulli 4 ndalon rigjykimin e atyre individëve që janë shpallur të pafajshëm ose e kanë marrë njëherë dënimin për veprën e kryer.
  • Artikulli 5 parashtron barazinë mes bashkëshortëve.

Gjermania, Holanda dhe Turqia e kanë nënshkruar protokollin, por kurrë nuk e kanë ratifikuar atë. Mbretëria e Bashkuar ende nuk e ka nënshkruar e as ratifikuar protokollin.[15]

Protokolli 13 - Abrogimi i plotë i dënimit me vdekje

Redakto

Protokolli 13 parashikon abrogimin e plotë të dënimit me vdekje, ndaj kjo formë ndëshkimi nuk mund të përdoret në asnjë rast, as në kohë paqeje apo kohë lufte.[16]

Aktualisht, Armenia e ka nënshkruar, por nuk e ka ratifikuar protokollin, ndërsa Rusia dhe Azerbajxhani nuk e kanë nënshkruar atë.[17]

Shih edhe

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ The Council of Europe should not be confused with the Council of the European Union or the European Council.
  2. ^ Resolution 1031 (1994) on the honouring of commitments entered into by member states when joining the Council of Europe Arkivuar 10 janar 2010 tek Wayback Machine.
  3. ^ In their dissident opinions in the case Nikolova, judges Greve and Giovanni Bonello expressed however preference for symbolic compensation ( " token " ) over moral compensation Buonomo, Giampiero (2002). "Caso Craxi: non c'è spazio per complotti ma le norme processuali valgono una condanna all'Italia". Diritto&Giustizia edizione online (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 29 prill 2016.
  4. ^ Russia Today, Russia ‘forced to accept’ €1.86bn compensation for former shareholders of oil giant, 17 December 2014
  5. ^ BBC, Russia ordered to pay $2.5bn to Yukos shareholders, 31 July 2014
  6. ^ a b Korff, Douwe, The Right to Life: A Guide to the Implementation of Article 2 of the European Convention on Human Rights (Council of Europe - Human Rights Handbook No. 8, November 2006 ), p. 10
  7. ^ Vo V. France Arkivuar 10 gusht 2018 tek Wayback Machine.
  8. ^ Vo v.
  9. ^ Chahal v.
  10. ^ Von Hannover v Germany [2004] ECHR 294 (24 June 2004), European Court of Human Rights, para 57
  11. ^ protocol signatory and ratification info, Council of Europe treaties office.
  12. ^ Buonomo, Giampiero (2001). "Legislatore e magistratura si "scontrano" anche sulla rottamazione delle cose sequestrate". Diritto&Giustizia edizione online (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 29 prill 2016.
  13. ^ See the Belgian linguistic case.
  14. ^ Russia enshrines ban on death penalty.
  15. ^ "Protocol No. 7 to the Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms CETS No.: 117". conventions.coe.int (në anglisht). Council of Europe Treaty Office. 16 nëntor 2012. Marrë më 16 nëntor 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  16. ^ "Protocol No. 13 to the Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms, concerning the abolition of the death penalty in all circumstances" (në anglisht). Council of Europe. Marrë më 27 qershor 2008.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  17. ^ Treaty Office Website.

Lidhje të jashtme

Redakto