Orhan Kajo Karafili i njohur si Kajo Karafili (Bllacë, 1920 - Kavajë, 10 janar 1944) ka qenë një i jashtëligjshëm përgjatë Mbretërisë Shqiptare, anëtar dhe atentator i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga historiografia komuniste u portretizua si një nga të rënët e rezistencës shqiptare.

Skeda:Kajo Karafili.JPG
Kajo Karafili

Biografia

Redakto

U lind në fshatin Bllacë të Pogradecit më 1921.

Më 1928 arratiset pasi vret një xhandar, strehohet në Resnjë ku njihet me Myslym Pezën. U kthye me Pezën dhe Haxhi Lleshin pasi Mbretëria Jugosllave u pushtua nga Gjermania më 1941.[1]

Në një listë të dt. 19 prill 1943 të gjyqtarit hetues, major Sartorio Greserterti shënjohet në listën e të akuzuarve "77 - Orhan Kajo Karafili (1920) lindur Bllacë - Pogradec, ilegal".[2]

Botime

Redakto

Më 1979 u botua broshura Kajo Karafili: 10 janar 1944-1979 për muzeumet Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Tiranë e Pogradec.

Referimet

Redakto
  1. ^ "Atentatori i rrallë që u bë tmerr i spiunëve dhe tradhtarëve". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 245, 248. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)