Kalaja e Bashtovës

monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri
This is the stable version, checked on 10 shkurt 2023. 4 pending changes await review.

Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) ngrihet pranë fshatit të Vile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve, per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash, mendohet se kjo Keshtjelle ose Kala ka qene 2 kateshe, ku ne kat i saj eshte i fundosur nen sip.e tokes. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.E vecanta e kesaj Kalaje ose Keshtjelle eshte se kjo Keshtjelle eshte e vetmja Keshtjelle ne Ballkan e ndertuar ne fushe. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar. Ne kete keshtjelle jane bere festa dhe MISS SHQIPERIA 2012. Sot ky monument vizitohet nga shume turiste vendas dhe te huaj. Keshtjella e Bashtoves (Castle Bashtova) eshte nje pasuri kulturore dhe me shume vlera. Ne kete monument kulturor jane gjendur, sende ose gjera kulturore qe vertetojne nje histori te lashte jo vetem per Keshtjellen por dhe per fshatin e Vile-Bashtoves. Sendet e gjetura ne kete monument ruhen sot ne Muzeun Kombetar ne Tirane.

Kalaja e Bashtovës
LlojiArkitekture
VendndodhjaRrogozhine, Shqipëri
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Vendstrehim

Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kete Keshtjelle, duhet te kaloni fshatin Vile-Bashtove, ose ne perendim te fshatit. Kalaja e Bashtoves eshte nje mrekulli e vertet.

Shih edhe

Redakto

youtube:[1]

Literatura

Redakto