Kalaja e Grazhdanit
Kalaja e Grazhdanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Grezhdan, rrethi i Dibrës, në qarkun e Dibrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "6/15.01.1963'".
Kalaja e Grazhdanit | |
---|---|
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Grezhdan, Dibër, Dibër, Shqipëri |
Koordinatat | 41°36′25″N 20°28′14″E / 41.607019°N 20.470676°E |
Ndërtuar | Shek IV pas Kr. |
Organi drejtues | DRKK Shkodër |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 6/15.01.1963 |
Nr. i referencës | DI013 |
Tipologjia | Fragmente Muresh |
Kalaja ishte qytet antik me emër ende të papërcaktuar, ndoshta Dobera, në Perëndim të fshatit Grazhdan, mbi bregun e djathtë të Drinit të Zi, në juglindje të Peshkopisë. Gërmimet janë bërë më 1983.[2] Muret rrethuese të kalasë së Grezhdanit janë 3.5m te gjera dhe kane perimeter afro 2800m linear, perforcuar nga 42 kulla të tipeve katrore, drejtkëndore dhe freskore, fortifikuar me kulla masive ne forme “u”, karakteristikë kjo e shekullit te 4 AD. Vendin kryesor në këtë areal, i cili rrethohet nga 18 kulla, e zë qyteti i Grezhdanit. Sipërfaqja e përgjithshme e kalasë është 34ha. Kalaja ka pasur tri hyrje, ku secila nga to mbrohej nga dy kulla në formë patkoi. Hyrja jugore me përmasa 14 m x 9m përfaqëson një model të hyrjes me dy porta.[3]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I DIBRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2016. Marrë më 28 dhjetor 2016.
- ^ Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë; Fjalori enciklopedik shqiptar (1985). Fjalor enciklopedik shqiptar. Akademia e Shkencave e RPSSH. fq. 442.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mima, Gjergji (4 tetor 2017). "Kalaja e Grazhdanit, një nga atraksionet turistike kryesore në Dibër". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 nëntor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |