Kalaja e Sofës
Kalaja e Sofës është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "Urdhëresë, dt. 08. 01. 1977".
Kalaja e Sofës | |
---|---|
Lloji | Arkeologji |
Vendndodhja | Tragjas, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri |
Koordinatat | 40°17′21″N 19°31′12″E / 40.289103°N 19.520022°E |
Ndërtuar | Shek. IV-VI |
Organi drejtues | DRKK Vlorë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | Urdhëresë, dt. 08. 01. 1977 |
Nr. i referencës | VL050 |
Tipologjia | Kala e antikitetit të vonë |
Përshkrim arkitektonik
RedaktoKalaja e Sofës gjendet në jugperëndim të fshatit Tragjas i Vjetër, dhe ngrihet mbi një kodër, e cila ngjason me një formacion të pjerët shkëmbor që vazhdon prej juglindjes në veriperëndim. Ajo ka formën e një trapezoidi dhe nga struktura e mureve rrethues dallohet vetëm kulla jugore, me formë katërkëndore dhe përmasa 6.1x3.8 m,ndërsa trashësia e mureve të saj është 1.3 m. Nga ana lindore ruhet një këndi i murit i cili arrin deri në 1 m lartësi. Muret ruhen në gjendje më të qartë në anën jugore, në pjesën e brendshme të rrethimit, ndërsa muret që zgjaten drejt veriperëndimit e verilindjes ruhen në gjendje rrënojë rreth 30 deri në 50 cm mbi sipërfaqen e tokës.[2]
Përshkrim konstruktiv
RedaktoMuratura e kalasë është e ndërtuar me gurë të vegjël të thyer nga formacionet lokale,lidhur me llaç me mjaftë gëlqere dhe me përmasat e kurtinave 1.55-1.70 m të gjera.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
- ^ a b Baçe, A (1975). Qendrat e fortifikuara të Gjirit të Vlorës në Antikitet. Monumentet. fq. 7-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |