Kalaja e Sofës

monument kulture në Shqipëri
(Përcjellë nga Kalaja e Sofes)

Kalaja e Sofës është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "Urdhëresë, dt. 08. 01. 1977".

Kalaja e Sofës
Kalaja e Sofës is located in Earth
Kalaja e Sofës (Earth)
LlojiArkeologji
VendndodhjaTragjas, Vlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri
Koordinatat40°17′21″N 19°31′12″E / 40.289103°N 19.520022°E / 40.289103; 19.520022
NdërtuarShek. IV-VI
Organi drejtuesDRKK Vlorë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
PërcaktuarUrdhëresë, dt. 08. 01. 1977
Nr. i referencësVL050
TipologjiaKala e antikitetit të vonë

Përshkrim arkitektonik

Redakto

Kalaja e Sofës gjendet në jugperëndim të fshatit Tragjas i Vjetër, dhe ngrihet mbi një kodër, e cila ngjason me një formacion të pjerët shkëmbor që vazhdon prej juglindjes në veriperëndim. Ajo ka formën e një trapezoidi dhe nga struktura e mureve rrethues dallohet vetëm kulla jugore, me formë katërkëndore dhe përmasa 6.1x3.8 m,ndërsa trashësia e mureve të saj është 1.3 m. Nga ana lindore ruhet një këndi i murit i cili arrin deri në 1 m lartësi. Muret ruhen në gjendje më të qartë në anën jugore, në pjesën e brendshme të rrethimit, ndërsa muret që zgjaten drejt veriperëndimit e verilindjes ruhen në gjendje rrënojë rreth 30 deri në 50 cm mbi sipërfaqen e tokës.[2]

Përshkrim konstruktiv

Redakto

Muratura e kalasë është e ndërtuar me gurë të vegjël të thyer nga formacionet lokale,lidhur me llaç me mjaftë gëlqere dhe me përmasat e kurtinave 1.55-1.70 m të gjera.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
  2. ^ a b Baçe, A (1975). Qendrat e fortifikuara të Gjirit të Vlorës në Antikitet. Monumentet. fq. 7-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto