Kalaja e Trajanit

monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Kalaja e Trajanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Tren, rrethin e Devollit, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "6 /15.01.1963'".

Kalaja e Trajanit
Kalaja e Trajanit is located in Earth
Kalaja e Trajanit (Earth)
LlojiArkeologji
VendndodhjaTren, Devoll, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°40′20″N 20°59′59″E / 40.672333°N 20.999827°E / 40.672333; 20.999827
NdërtuarPeriudhe pare e hekurit
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar6 /15.01.1963
Nr. i referencësDV004
TipologjiaKala

Përshkrimi dhe historia Redakto

Përbëhet nga 5 radhë muresh, çka tregon sigurinë e madhe që ofronte.[2] Ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 22ha. Muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 km. Fortifikimi ngrihet mbi një kodër 400 m të lartë në afërsi të shpellës së Trenit. Një faqe e kodrës krejt shkëmbore bie thikë mbi liqenin e Prespës së Vogël. Me pjerrësi të madhe bien dhe faqet e tjera, me përjashtim të anës jugperëndimore, ku ka mjaft taraca të gjera natyrore të përshtatshme për banim. Një sipërfaqe e sheshtë ndodhet edhe në pjesën më të lartë të kodrës, e cila është rrethuar me mure të lidhura me llaç që ndjekin trasenë e mureve të vjetra. Ashtu si në kalanë e Bellovodës dhe Podgories, pjesa më e lartë e platformës nga veriperëndimiështë ndarë nga një mur tërthor, që veçon një sipërfaqe mjaft të vogël. Tre rrathë të tjerë muresh, të dallueshëm qartë, prej të cilëve njëri ka mbetur i papërfunduar, përshkojnë faqen jugperëndimore të kodrës. Vetëm buza veriperëndimore. e saj, krejt shkëmbore dhe e pangjitshme,është lënë e pafortifikuar. Muret kanë një trashësi prej 3.20-3.50 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar, gjatësia e të cilëve në faqet anësore shkon nga 60-1.20 m. Kalaja e Trajanit, është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike, më të mëdha në territorin e Ilirisë. Ai përfshin brenda mureve, që kanë gjatësi të përgjithshme prej 3 km, një sipërfaqe prej 22 ha. Megjithatë mbrojtja e këtij vendbanimi nuk përfundon me kaq. Në anën jugore të kalasë ngrihet një kodër, që lidhet me të parën me njëqafë, e cila shërben si rrugë kalimi për t'u ngjitur në kala nga ana juglindore. Pikërisht në këtë vend ruhet një mur me gjatësi 500 m, i cili kalon nëpër lartësinë e kodrës, duke e përshkuar atë mespërmes. Ky mur, i njohur me emrin «Muri i Mokut», mund të jetë ndërtuar nënjë periudhë më të vonë dhe ka shërbyer si pritë në rastin e ndonjësulmi të befasishëm për banorët, që jetonin jashtë mureve të kalasë.[3]

Fortifikimi i Trajanit, siç kuptohet nga vetë forma planimetrike e tij,është zhvilluar nëpërmjet të disa fazave. Fortifikimi i platformës së sipërme, që është kryer në fazën e parë, paraqet një tip të ngjashëmme kalanë e Podgories (muri 5.4). Në një periudhë të dytë është fortifikuar një pjesë e shpatit juglindor të kodrës (muri 3) për aq sa kërkoninnevojat për mbrojtje të asaj periudhe. duke përfshirë në të një pjesë tëpopullsisë që banonte në shpatin e kodrës. Periudhës së tretë i përketmuri i madh rrethues (muri 1), brenda të cilit përfshihej një pjesë ekonsiderueshme e faqes së kodrës, ndërsa muri tjetër (muri 2) i peri-udhës së fundit, i papërfunduar, synonte të krijonte një ndarje të re tëbrendshme, që do të bashkonte buzën e greminës me murin rrethues.Vendbanimet e mbrojtura me shumë mure rrethuese janë një ti-par karakteristik për fortifikimet ilire të një periudhe të hershme. Në Greqi ato kufizoheshin zakonisht në majën e kodrës, duke luajtur ro-lin e një akropoli. Madje «edhe pasi qytetet e mëdha qenë përhapurpërtej kufijve të mbrojtjeve të tyre fillestare, muret rrallë qenë shtrirëpër të përfshirë këto zona të reja përpara fundit të shek. VII ose fillimit të shek. VI p.e.r..[3]

Objekte të gjetura në afërsi, që me sa duket i përkasin një tume, datohen në shek. VIII-VII p.e.r. Gërmimet arkeologjike që do të kryhen në të ardhmen në këtë kala, do të mund të zbulojnë një qendër të rëndësishme paraurbane për pellgun e Korçës dhe ndoshta në fazën e fundit të zhvillimit të saj një nga qytetet e para të ilirëve, të cilët nuk kanë munguar të përmenden në Ilirinë e Jugut nga autorët antikë, që në shek. VI-Vp.e.r.[3]

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I DEVOLLIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 11 tetor 2016.
  2. ^ Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond (1994). Collected studies. Hakkert. fq. 6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Gjerak Karaiskaj (1981). 5000 vjet fortifikime në Shqipëri. Shtëpia Botuese "8 Nëntori. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto