Kamboxhia

shtet në Azinë Juglindore
(Përcjellë nga Kamboxha)

13°N 105°E / 13°N 105°E / 13; 105 Stampa:KUTIAKamboxhia Kamboxhia e njohur zyrtarisht si Mbretëria e Kamboxhias është një shtet që ndodhet në pjesën jugore të Gadishullit të Indokinës, në Azinë Juglindore. Ajo kufizohet në veriperëndim nga Tailanda, në verilindje nga Laosi, në lindje nga Vietnami dhe në jugperëndim nga Gjiri i Tajlandës.

Kamboxhia ka një popullsi prej më shumë se 15 milionë banorë. Feja zyrtare është Budizmi Theravada, e praktikuar nga rreth 95 për qind e popullsisë. Grupet minoritare të vendit përfshijnë vietnamezë, kinezë, Kamët, dhe 30 fise malësorësh. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Pnom Peni, qendra politike, ekonomike dhe kulturore e Kamboxhias. Kamboxhia është një monarki kushtetuese me Norodom Sihamonin, një monark i zgjedhur nga Këshilli i Fronit Mbretëror, si kreu i shtetit. Kreu i qeverisë është Hun Sen, i cili është aktualisht lideri jo-mbretëror me kohën më të gjatë në pushtet në Azinë Jug-Lindore dhe e ka sunduar Kamboxhian për mbi 25 vjet.

Historia

Redakto
Artikulli kryesor : Historia

Në vitin 802 Jayavarman II e shpalli veten mbret, duke bashkuar princët ndërluftues Khmer dhe Çenla nën emrin "Kambuja". Kjo shënoi fillimin e Perandorisë Khmere cila lulëzoi për më shumë se 600 vjet, duke lejuar mbretër të njëpasnjëshme të kontrollonin dhe të ushtronin ndikim mbi shumë nga Azia Juglindore dhe të grumbullonin pushtet të madh dhe pasuri. Mbretëria e indianizuar ndërtoi tempuj monumentalë përfshirë Angkor Wat, tani një vend i Trashëgimisë Botërore, dhe lehtësoi përhapjen fillimisht të hinduizmit, dhe më vonë budizmit për pjesën më të madhe të Azisë Juglindore. Pas rënies së Angkorit tek Ayutthaya në shekullin e 15-të, Kamboxhia e reduktuar dhe e dobësuar u bë më pas shtet vasal i fqinjëve të saj.

Kolonizimi francez

Redakto

Në 1863, Mbreti Norodom, i cili ishte instaluar nga Tajlanda, kërkoi mbrojtjen e Tajlandës nga sundimi francez. Në 1867, mbreti Thai nënshkroi një traktat me Francën, duke hequr dorë nga sundimi mbi Kamboxhian në këmbim të kontrollit të provincave Battambang dhe Siem Reap që zyrtarisht u bënë pjesë e Tajlandës. Provincat iu kthyen përsëri Kamboxhias me një traktat kufitar midis Francës dhe Tailandës në vitin 1907.

Kamboxhia vazhdoi si një protektorat i Francës nga viti 1867 deri më 1953, i administruar si pjesë e kolonisë së Indokinisë Franceze, megjithëse e pushtuar nga perandoria japoneze nga viti 1941 deri në vitin 1945. Nga viti 1874 deri në vitin 1962, popullsia e përgjithshme u rrit nga rreth 946.000 në 5,7 milion. Pas vdekjes së Mbretit Norodom në vitin 1904, Franca manipuloi zgjedhjen e mbretit dhe Sisowath, vëllai i Norodomit, u vendos në fron. Froni u bë i lirë në vitin 1941 me vdekjen e Monivong, birit të Sisowath-it, dhe Franca shmangu të birin e Monivong-ut, Monireth, duke ndier se ishte shumë i pavarur. Në vend të tij, u vu në fron Norodom Sihanouk, një nip i nënës së mbretit Sisowath. Francezët mendonin se Sihanouku i ri do të ishte i lehtë për t'u kontrolluar. Ata gabuan, sepse nën sundimin e mbretit Norodom Sihanouk, Kamboxhia fitoi pavarësinë nga Franca më 9 nëntor 1953.

Pavarësia dhe Lufta e Vietnamit

Redakto

Kamboxhia u bë një monarki kushtetuese nën mbretin Norodom Sihanouk. Kur Indokinës Franceze iu dha pavarësia, Kamboxhia humbi shpresën për rimarrjen e kontrollit mbi Deltën e Mekongut, e cila iu dha Vietnamit. Kjo zonë që ishte pjesë e Perandorisë Khmere, kontrolluar nga vietnamezët që nga viti 1698, kur Mbretin Chey Chettha II i dha leje vietnamezëve për t'u vendosur në zonë dekada më parë. Kjo mbetet një pikë e mprehtë diplomatike me më shumë se një milion Khmerë etnikë (khmerë Krom) që ende jetojnë në këtë rajon. Khmerët e Kuq u përpoqën të pushtonin territorin gjë që çoi pjesërisht në pushtimin e Kamboxhias nga Vietnami dhe largimin e Khmerëve të Kuq nga pushteti.

Në vitin 1955, Sihanouku abdikoi në favor të babait të tij për të marrë pjesë në politikë dhe u zgjodh kryeministër. Pas vdekjes së babait të tij në vitin 1960, Sihanouku përsëri u bë kreu i shtetit, duke marrë titullin e princit. Ndërsa Lufta e Vietnamit përparonte, Sihanouku miratoi një politikë zyrtare të neutralitetit në Luftën e Ftohtë. Sihanouku u lejoi komunistëve vietnamezë të përdorin Kamboxhia si një vend të sigurtë dhe një rrugë furnizimi për armët dhe ndihma të tjera për forcat e tyre të armatosura që luftonin në Vietnamin e Jugut. Kjo politikë u perceptua si poshtëruese nga shumë kamboxhianë. Në dhjetor 1967, gazetarit të gazetës amerikane Uashington Post, Stanley Karnow, iu tha nga Sihanouku se nëse SHBA dëshironin të bombardonin vendodhjet e komunistëve vietnamezë, ai nuk do të kundërshtonte nëse nuk do të vriteshin kamboxhanë.

 
Mao Ce Duni dhe Sihanuku nëvitin 1956

I njëjti mesazh iu përcoll emisarit Chester Bowles, të presidentit amerikan Johnson, në janar të vitit 1968. Megjithatë, në publik Sihanouku hodhi poshtë të drejtën e SHBA për të përdorur sulme ajrore në Kamboxhia dhe më 26 mars Princi Sihanouk tha "këto sulme kriminale duhet të ndalen menjëherë dhe përfundimisht". Më 28 mars u mbajt një konferencë për shtyp dhe Sihanouku iu drejtua mediave ndërkombëtare "Unë ju bëj thirrje për të publikuar jashtë këtë qëndrim shumë të qartë të Kamboxhias - domethënë, unë në çdo rast do të kundërshtoj të gjitha bombardimet në territorin e Kamboxhisë me çfarëdo preteksti". Sidoqoftë, thirrjet publike të Sihanukut u injoruan dhe bombardimet vazhduan. Anëtarët e qeverisë dhe ushtrisë u zemëruan ndaj stilit drejtues të Sihanukut, si dhe distancimi e tij nga Shtetet e Bashkuara.

Republika Khmere (1970-1975)

Redakto

Kur po vizitonte Pekinin në vitin 1970, Sihanouk u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak i udhëhequr nga Kryeministri Gjenerali Lon Nol dhe Princi Sisowath Sirik Matak. Sapo të përfundonte grushti i shtetit, regjimi i ri, i cili menjëherë kërkoi që komunistët vietnamezë të largoheshin nga Kamboxhia, fitoi mbështetjen politike të Shteteve të Bashkuara. Forcat e Vietnamit të Veriut dhe forcat guerrile të Vietnamit të Jugut të mbështetur prej tyre, të dëshpëruara për të ruajtur vendodhjet e tyre dhe linjat e furnizimit nga Vietnami i Veriut, nisën menjëherë sulme të armatosura ndaj qeverisë së re. Mbreti u kërkoi ithtarëve të tij që të ndihmonin në përmbysjen e kësaj qeverie, duke nxitur kështu fillimin e luftës civile.

Menjëherë rebelët Khmerët e Kuq filluan ta përdorin mbretin për të fituar mbështetje. Sidoqoftë, që nga viti 1970 deri në fillim të vitit 1972, konflikti kamboxhian ishte kryesisht midis qeverisë dhe ushtrisë së Kamboxhisë dhe forcave të armatosura të Vietnamit të Veriut. Ndërsa fitonin kontrollin e territorit kamboxhian, komunistët vietnamezë impononin një infrastrukturë të re politike, e cila përfundimisht dominohej nga komunistët kamboxhianë që quhwshin Khmerë të Kuq.

Dokumentet e zbuluara nga arkivat sovjetike pas vitit 1991 tregojnë se përpjekja e Vietnamit të Veriut për të pushtuar Kamboxhian në vitin 1970 u nis me kërkesë të qartë të Khmerëve të Kuq dhe u negociua nga komandanti i dytë i Pol Pot-it, Nuon Chea. Njësitë e Ushtrisë së Vietnamit të Veriut kapën shumë pozicione të ushtrisë kamboxhiane, ndërsa Partia Komuniste e Kamboxhias (PKK) zgjeroi sulmet e saj në shkallë të vogël në linjat e komunikimit. Në përgjigje të pushtimit nga Vietnami i Veriut, Presidenti i SHBA-së Richard Nixon njoftoi se forcat tokësore të SHBA-së dhe të Vietnamit të Jugut kishin hyrë në Kamboxhia në një fushatë që synonte shkatërrimin e zonave bazë të Ushtrisë së Vietnamit të Veriut në Kamboxhia. Edhe pse një sasi e konsiderueshme e pajisjeve u konfiskuan ose u shkatërruan nga forcat amerikane dhe të Vietnamit të Jugut, kontrollimi i forcave të Vietnamit të Veriut ishte i vështirë.

Udhëheqja e Republikës Khmere u dobësua nga përçarja midis tre figurave kryesore: Lon Nol, kushëriri i Sihanukut princi Sirik Matak dhe udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare In Tam. Lon Nol mbeti në pushtet pjesërisht, sepse asnjëri prej të tjerëve nuk ishte i përgatitur për të marrë vendin e tij. Më 1972, u miratua një kushtetutë, u zgjodh një parlament dhe Lon Nol u bë president. Por mosmarrëveshja, problemet e transformimit të një ushtrie prej 30,000 vetësh në një forcë kombëtare luftarake prej më shumë se 200.000 vetësh, dhe përhapja e korrupsionit dobësuan administratën civile dhe ushtrinë.

Kryengritja komuniste brenda Kamboxhias vazhdoi të rritet, duke u ndihmuar nga furnizimet dhe mbështetja ushtarake nga Vietnami i Veriut. Pol Pot dhe Ieng Sary arritën sundimin e tyre mbi komunistët e trajnuar në Vietnam, shumë prej të cilëve u pastruan. Në të njëjtën kohë, forcat e PKK-së u bënë më të forta dhe më të pavarura nga padronët e tyre vietnamezë. Që nga viti 1973, PKK-ja po i luftonte betejat kundër forcave qeveritare me pak ose aspak mbështetje nga trupat e Vietnamit të Veriut dhe kontrolluan gati 60% të territorit të Kamboxhia dhe 25% të popullsisë së saj. Qeveria bëri tre përpjekje të pasuksesshme për të hyrë në negociata me kryengritësit, por deri në vitin 1974, forcat e PKK-së vepronin haptazi si divizione dhe disa prej forcave luftarake të Ushtrisë së Vietnamit të Veriut kishin lëvizur në Vietnamin e Jugut. Kontrolli i Lon Nolit u reduktua në enklava të vogla rreth qyteteve dhe rrugëve kryesore të transportit. Më shumë se 2 milionë refugjatë nga lufta jetonin në Phnom Penh dhe qytete të tjera.

Në ditën e Vitit të Ri 1975, trupat komuniste filluan një ofensivë, e cila, në 117 ditë të luftimeve më të ashpra të luftës, rrëzoi Republikën e Khmere. Sulmet e vazhdueshme rreth perimetrit të Phnom Penh-it shkatërruan forcat Republikane, ndërsa njësitë e tjera të PKK-së kapën bazat e zjarrit që kontrollonin rrugën jetike të Mekongut të poshtëm. Qeveria e Lon Nolit në Phnom Penh u dorëzua më 17 prill 1975, vetëm pesë ditë pasi misioni amerikan evakuoi Kamboxhian.

Regjimi komunist i Khmerëve të Kuq (1975-1978)

Redakto

Khmerët e Kuq arritën në Phnom Penh dhe morën pushtetin në vitin 1975 me synim fillimin e vitit zero. Sihanukut iu dha pozicioni simbolik i Shefit të Shtetit për qeverinë e re të Kamboxhias Demokratik dhe, në shtator 1975, u kthye në Phnom Penh nga mërgimi në Pekin. Pas një udhëtimi jashtë vendit, gjatë të cilit ai vizitoi disa vende komuniste midis tyre edhe Shqipërinë dhe rekomandoi njohjen e Kamboxhias Demokratike, Sihanouku u kthye përsëri në Kamboxhia në fund të vitit 1975. Një vit pas marrjes së pushtetit nga Khmerët e Kuq, Sihanouku dha dorëheqjen më 2 prill 1976 dhe u vendos nën arrest shtëpiak, ku qëndroi deri në vitin 1979.

Në janar 1976 Partia Komuniste e Kamboxhias shpalli "Kushtetutën e Kamboxhias Demokratike". Kushtetuta parashihte që "Kuvendi i Përfaqësuesve të Popullit të Kamboxhias" ("KPPK") të zgjidhet me votim të fshehtë në zgjedhjet e përgjithshme të drejtpërdrejta dhe një Presidium Shtetëror të zgjidhet dhe caktohet çdo pesë vjet nga KPPK. KPPK u mblodh vetëm një herë, një sesion tre-ditor në prill 1976. Megjithatë, anëtarët e KPPK-së nuk u zgjodhën kurrë. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste caktoi kryetarin dhe zyrtarët e tjerë të lartë si për atë dhe për Presidumin e Shtetit. U diskutuan planet për zgjedhjen e anëtarëve, por 250 anëtarët e Kuvendi i Përfaqësuesve të Popullit të Kamboxhias u emëruan në të vërtetë nga drejtuesit e lartë të PKK-së.

Kamboxhia demokratike ishte një shtet ateist, por ndikimet budiste ende vazhdonin. Të gjitha fetë ishin të ndaluara dhe represioni i pasuesve të Islamit, Krishterimit, Budizmit ishte i gjerë. Rreth 25.000 murgj budistë u masakruan nga regjimi.

Në fakt, të gjitha pushtetet i përkisnin Komitetit Drejtues të PK të Kamboxhias, anëtarësimi i të cilit përbëhej nga Sekretari dhe Kryeministri Pol Pot, Zëvendës Sekretari i tij Nuon Chea dhe shtatë të tjerë. Ai njihej gjithashtu si "Qendra", "Organizata" ose "Angkar" dhe puna e tij ditore zhvillohej nga Zyra 870 në Phnom Penh. Për pothuajse dy vjet pas marrjes në pushtetit, Khmerët e Kuq vazhdonin të referoheshin vetes si thjesht "Angkar" (organizata). Vetëm në një fjalim të marsit 1977, Pol Pot zbuloi ekzistencën e PK të Kamboxhias. Ishte gjithashtu në këtë kohë që u konfirmua se Pol Pot ishte i njëjti person si Saloth Sar, i cili ishte cituar prej kohësh si sekretar i përgjithshëm i PKK-së.

Regjimi i ri u modelua sipas stilit Maoist në Kinë gjatë Marshimit të Madh Kinez. Qytetet u boshatisën menjeherë dhe gjithë popullsia e tyre u dërgua në marshime të detyruara në projektet e punës rurale. Ata u përpoqën të rindërtonin bujqësinë e vendit sipas modelin e shekullit të 11-të, hodhën poshtë mjekësinë perëndimore dhe shkatërruan tempujt, bibliotekat dhe çdo gjë që konsiderohej perëndimore.

Vlerësimet se sa njerëz u vranë nga regjimi i Khmerëve të Kuq variojnë nga afërsisht një deri në tre milionë. Shifra më e shpeshtë është dy milionë (rreth një e katërta e popullsisë). Gjatë kësaj periudhe u krijuan termat "Fushat e vrasjes" dhe burgu Tuol Sleng u bë i njohur për historinë e tij të vrasjeve masive. Qindra mijëra u larguan përtej kufirit në Tajlandën fqinje. Regjimi synonte në mënyrë joproporcionale grupet e pakicave etnike. Muslimanët Cham pësuan spastrime serioze aq sa e gjysma e popullsisë së tyre u shfaros. Pol Pot ishte i vendosur të mbante fuqinë e tij dhe të përjashtonte armiqtë ose kërcënimet e mundshme, duke rritur veprimet e tij të dhunshme dhe agresive kundër popullit të tij.

 
Pol Pot dhe Khieu Samphan me diktatorin komunist të Rumanisë Nicolae Ceausesku në Rumani në vitin 1978.

Riatdhesimi i detyruar në vitin 1970 dhe vdekjet gjatë periudhës së Khmerëve të Kuq ulën popullsinë vietnameze në Kamboxhia nga 250.000 deri në 300.000 që ishin në vitin 1969 në 56.000 në vitin 1984. Megjithatë, shumica e viktimave të regjimit të Khmerëve të Kuq nuk ishin pakicat etnike, por vetë Khmerët. Intelektualët, si mjekë, avokatë dhe mësues, ishin gjithashtu në shënjestër. Syzet ishin po aq vdekjeprurëse, sepse shiheshin si një shenjë e intelektualizmit.

Institucionet fetare gjithashtu nuk u kursyen nga Khmerët e Kuq, feja u persekutua deri në atë masë aq të tmerrshme sa shumica dërrmuese e arkitekturës historike të Kamboxhia, 95% e tempujve budiste të Kamboxhias, u shkatërruan plotësisht.

Khmerët e Kuq shkatërruan strukturat ligjore dhe gjyqësore të Republikës Khmere. Nuk kishte gjykata, gjyqtarë, ligje ose gjykime në Kamboxhian Demokratike. "Gjykatat e popullit" të përcaktuara në nenin 9 të Kushtetutës nuk u krijuan asnjëherë. Strukturat e vjetra ligjore u zëvendësuan me qendrat e riedukimit, hetimit dhe sigurisë, ku ish-zyrtarët dhe përkrahësit e Republikës Khmere, si dhe të tjerë u arrestuan dhe u ekzekutuan.

Regjimi i Kamboxhias Demokratike mbajti lidhje të ngushta me Kinën (përkrahësi kryesor i saj) dhe në një masë më të vogël me Korenë e Veriut. Në vitin 1977, në një mesazh për përgëzimin e shokëve kamboxhianë në 17 vjetorin e Partisë Komuniste të Koresë, Kim Jong-Il përgëzoi popullin kamboxhian se kishte "fshirë grupin kundërrevolucionar të spiunëve që kishin kryer aktivitete subversive dhe sabotim". Vetëm Kina, Koreja e Veriut, Egjipti, Shqipëria, Kuba, Laosi, Vietnami (deri në dhjetor 1977), Rumania dhe Jugosllavia kishin misione diplomatike në Phnom Penh.

Pushtimi vietnamez dhe tranzicioni, 1978-1992

Redakto

Gjeografia

Redakto
Artikulli kryesor : Gjeografia

Politika

Redakto
Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Njësit administrative

Redakto
Artikulli kryesor : Njësit administrative


Ekonomia

Redakto
Artikulli kryesor : Ekonomia

Demografia

Redakto
Artikulli kryesor : Demografia

Kultura

Redakto
Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Kamboxhia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Kamboxhia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale





Shih edhe

Redakto