Kanceri në mushkëri
Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë për nga shpeshtësia, dhe i pari për nga numri i vdekjeve. Në grafi kanceri shihet vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm zakonisht ka arritur të japë metastaza, prandaj grafitë nuk janë të mira për zbulimin e hershëm të kancerit mushkëror.
Shenjat dhe simptomat
RedaktoKollë, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni të shpeshta.
Llojet
RedaktoAdenokarcinoma
RedaktoKanceri më i shpeshtë në joduhanpirësit. Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Gjendet në ciaktricet e mushkërisë. CEA përdoret për të parë si po shkon trajtimi; CEA nuk përdoret për zbulimin e adenomarcinomës sepse ka specificitet të ulët.
Karcinoma bronkoalveolare
RedaktoZakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Nuk ka lidhje me duhanin. Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të sheshta).
Karcinoma me qeliza të mëdha
RedaktoZakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik. Prognoza është e keqe.
Karcinoma me qeliza skuamoze
RedaktoMasë në hilum, me zanafillë bronkiale. Shkaktohet nga duhani.
Karcinoma bronkogjene
RedaktoShkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).
Karcinoma me qeliza të vogla
RedaktoZakonisht gjendet në filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhënë metastazat. Prognozë shumë e keqe. 99% e atyre që e kanë këtë kancer janë duhanpirës. Sekreton hormone: (i) mund të sekretojë ACTH; (ii) mund të sekretojë ADH.
Tumori karcinoid bronkial
RedaktoSindromi karcinoid - sekretim i serotoninës (5-HT). Shenjat/simptomat: diare, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes në mushkëri. Diagnoza: Në urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT). Methysergidi përdoret gjatë trajtimit sepse është antagonist i 5-HT.
Limfangioma/leiomioma
RedaktoTumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave. Haset pothuaj gjithmonë në gratë që nuk kanë arritur menopauzë. Prezantimi klasik: pneumotoraks. Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkërive.
Të tjera sindroma kanceroze
Redakto- Tumori i sulkusit superior (pancoast tumor).
- a. Sindromi Horner: ptozë, miozë, anhidrozë; shkaktohet nga dëmtimi i nervit/ganglionit simpatik në qafë.
- b. Sindromi i venës kava superiore: vena kava shtypet, bllokohet nag tumori dhe si pasojë shkaktohet fryrje e venave të qafës, enjtje e fytyrës, cianozë.
- Karcinoma me qeliza të vogla shkakton një sindromë me dobësi muskulare që njihet si sindroma Lambert-Eaton; mekanizmi është prodhimi i antitrupave kundër kanaleve presinaptikë të kalciumit; klinikisht ngjan me miasteninë grave.
- Metastazat mushkërore të kancerit të veshkave mund të shkaktojnë policitemi nëse prodhojnë eritropoetinë.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |