Karaoke
Karaoke është një fenomen muzikor i shpërndarë në të gjithë botën, sidomos rreth viteve '80. Emri i saj vjen nga bashkimi i fjalëve japoneze kara (bosh) dhe oke (orkestër).
Pak histori
RedaktoNuk mund të thuhet se kush është krijuesi i vërtetë i kësaj forme të spektaklit, disa thonë se lindi në SHBA rreth viteve '60 disa të tjerë mendojnë se u krijua në Japoni duke pasur parasysh ingranimin e publikut në skenë, por dihet me siguri se ishin lokalet dhe baret aziatike ato që e aplikuan për herë të parë karaoken. Muzika që dëgjohej në sfond dhe titrat e rrjedhshme të cilat dilnin përmes skermave gjigante në shumë pak kohë u bënë të njohura në gjithë botën. Çdo kush kishte tashmë të drejtë të merrte mikrofonin dhe të këndonte përpara një publiku që mund ta duartrokiste. Rezultatet ishin të ndryshme, ndonjëherë zbuloheshin talente, ndonjëherë stonimi tejkalonte limitet, e rëndësishmja është se argëtimi ishte i sigurt. Në Itali në fillim të viteve '90 u krijua dhe një spektakël karaoke i cili drejtohej nga këngëtari Fiorello dhe që u ndoq me shumë interes nga publiku italian.
Karaoke në Shqipëri
RedaktoNë vendin tonë karaokja do të vinte pak më vonë se në vendet e tjera evropiane. Pikërisht në vitin 2005 filluan të krijohen lokalet dhe klubet e para me këtë kulturë muzikore. Njerëzit menjëherë shfaqën interes dhe filluan të këndojnë duke u infiltruar në "botën" karaoke. Fillimisht publiku angazhohej duke kënduar vetëm me këngë të huaja (pasi bazat e këngëve shqip janë shumë të rralla për tu siguruar), por sot në kryeqytet ka edhe ambient ku këndohet kënga shqiptare version karaoke (Karaoke shqip).