Kasem Taipi (Shkodër, 2 shkurt 189310 korrik 1935) qe mbledhës i këngëve të vjetra shkodrane dhe atdhetar shqiptar.

Biografia

Redakto

I lerë në një familje jorganxhinjsh, ishte i biri i Rustem Taipit nga Shkodra. U rrit prej të gjyshit ngaqë mbeti jetim herët, kishte vetëm një motër.

Në rini të vet punoi si marinar nëpër anijet ulqinake. Siç shkruen në parathanien e vëllimit me këngë, nisi mbledhjen e tyre duke dashur t'i vlente historisë e lartësimit të gjuhës me fuqitë e vogla të tij qysh më 1915. Megjithëse nuk mund të ndiqte as arsimin e mesëm, qe autodidakt dhe dinte të luante dajren e klarinetën. Më 1920 merr pjesë në Luftën e Koplikut, ku edhe plagoset.

Më 1933 boton vëllimin “Zâna Popullore”, në vazhdën e pararendësve në këtë lamë Zef Jubanit e Thimi Mitkos, për nga përbërja është më e gjerë dhe pa e prekë origjinalitetin e këngëve që në kohën e tij këndoheshin nga mjeshtra si Sait Hoxha e Kolë Gurashi. Këngët e mbledhura i ndau në tre volume: 1. Këngë trimërie; 2. Këngë dashurie; 3. Bejte e frazeologji.

Vdes i ri prej një pulmoniti akut në Spitalin e Bashkisë dhe varroset në xhaminë e Luguçezmes, ku prehej edhe Molla Daut Boriçi. Mjerisht varret e këtyre intelektualëve u prishën prej punëtorëve të paditur.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Bushati, Hamdi (1999). Shkodra dhe motet. Vëll. 2. Shkodër: Idromeno. fq. 395–396. OCLC 645720493.