Kevin Durant

basketbollist amerikan
This is the stable version, checked on 20 shtator 2019. 3 pending changes await review.

Kevin Durant u lind me 29 shtator 1988. Ai është lojtar i Golden State Warriors dhe luan në pozitën alo-qendër. Ai ka luajtur gjithashtu edhe për ekipin e Seattle SuperSonics në pozitën alo-qendër dhe anësor.Është zgjedhur 3 herë koshashënuesi më i mirë në NBA dhe ka qenë 4 herë pjesë e All-Star.Loja e tij e vecantë ka bërë që ai të vlerësohet nga analistët si njeri ndër lojtarët më të mirë të kohës sonë.

Durant ka mbledhur pasuri të konsiderueshme nga kontratat e tij dhe nga reklamat për marka të ndryshme sportive dhe jo sportive. Një lojtar i pëlqyer në ligë, filantropist dhe dhurues i shumë donacionesh për kauza të ndryshme.

Kevin Durant
Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Kevin Durant
Nofka:                   Durantula, Kid Clutch
Pozita:                  Alo-qender
Numri:                   35
Ekipi:                     Oklahoma City Thunder
Cmimet e rendesishme
NBA Rookie of the Year
Koshashenuesi me i mire ne NBA
Ekipi i vitit ne NBA
NBA All-Star
MVP i Kapionatit Boterore te Basketbollit

Kariera në kolegj

Redakto

Para ardhjes së tij në kolegjin e Teksasit Durant konsiderohej si një ndër yjet me perspektiven më të madhe. Vitin e parë në fakultet e përfundoi me 25.8 pikë për ndeshje dhe 11.1 kërcime për ndeshje. Edhe pse Texas e kaloi rundin e parë eliminator, ata u eliminuan në rundin e dytë nga Universiteti i Karolinës Jugore. Performanca e tij në vitin e parë u vlerësua shumë nga lojtarët dhe trajnerët. Më vonë u zgjodh Naismith Lojtari i vitit në universitet, i pari lojtar i vitit të parë që e merr këtë çmim.[1]

Kariera Profesionale

Redakto

Sezoni i parë në NBA

Redakto

Durant u zgjodh i dyti nga Seattle Supersonics në NBA Draftin 2007. Me 31 tetor ai bëri debutimin e tij, si basketbollist profesionist duke shënuar 18 pikë, 5 kërcime, dhe 3 vjedhje . Gjatë këtij viti ai shënoi pikët më të larta në karrierën e tij 42, dhe i udhëhoqi lojtarët e rinjë për nga pikët, për t'u zgjedhur në fund si Lojtari i ri i vitit në NBA me 20.3 pikë për ndeshje, 4.4 kërcime për ndeshje dhe 2.4 asiste për ndeshje.[2]

Përparimi nëpër sezonë dhe humbja në finale

Redakto

Pas vitit të tij të parë ekipi i Seattle Supersonics u zhvendos në qytetin eOklahomas, duke marrë emrin Oklahoma City Thunder, dhe duke ndërruar ngjyrat në kaltër dhe bardh.[3] Oklahoma draftoi edhe basketbollistin Russell Westbrook i cili së bashku me Durantin do të bëheshin dyshja më eksplozive në NBA.Ai u shpall koshashënuesi më i mirë në NBA duke u bërë basketbollisti më i ri në NBA që e fiton këtë titull.Këtë vit ata u eliminuan nga Los Angeles Lakers në rundin e parë.

Para fillimit të sezonës 2010-2011 ai lajmëroi se ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Oklahoman. Këtë sezonë Oklahoma shkoi deri në finale të Konferencës Perëndimore, ku u eliminua nga Dallas Mavericks me rezultat 4-1.

Në sezonën e shkurtuar 2011-2012 Durant e theu rekordin e tij personal për pikë duke shënuar 51 pikë kundër Denver Nuggets. Në All-Star Lojën 2012 ai fitoi çmimin Lojtari më i mirë në All-Star lojë. Durant u shpall për herë të dytë radhazi koshashënuesi më i mirë në NBA dhe arriti Finalet, duke eliminuar Dallas_Mavericks, Los Angeles Lakers dhe San Antonio Spurs për të humbur përfundimisht në finale nga Miami Heat me rezultat 4-1.

Para fillimit të sezonës 2012-2013 largimi i James Harden, shokoi të gjithë, sipas analistëve duke dobësuar gjasat e Oklahomas për të fituar titullin. Edhe pse nuk arriti ta mbrojë titullin e koshashënuesit më të mirë ai u bë lojtari më i ri që hyn në klubin "50-40-90". Oklahoma eliminoi Houston Rockets në rundin e parë, mirëpo lëndimi i Russell Westbrook, bëri që ata të eliminoheshin nga Memphis.

Profili sipas faqës zyrtare të NBA

Redakto

I gjatë 2.06 metra dhe peshon 107 kg ,luan në qendër dhe alo-qendër.Ka një mesatare në karrierë 26.6 pikë, 6.8 kërcime, dhe 3.1 asiste për lojë[2]. Njëri ndër koshashënuesit më të mirë në NBA, është njëri ndër 6 lojtarët që kanë arritur të ashtuquajturin Klubin "50-40-90", klub në të cilin hyjnë lojtarët që kanë arritur që brenda një sezoni(duke plotësuar disa kërkesa minimale) të jenë të saktë në 50% të gjuajtjeve, 40% nga vija e 3-pikëshit dhe 90% nga vija e gjuajtjes së lirë.

Rekordet në karrierë

Redakto

Më së shumti pikë: 52 kundër Dallas Mavericks 01/18/13
Më së shumti gjuatje të sakta: 19 kundër Denver Nuggets 02/19/12
Më së shumti 3-pikësha të japur:7 kundër Utah Jazz 04/06/10
Më së shumti gjuatje të lira të japura: 24 kundër L.A. Clippers 01/23/09
Më së shumti kërcime: 18 kundër Minnesota Timberwolves 01/26/11
Më së shumti asiste: 11 kundër Houston Rockets 02/20/13
Më së shumti vjedhje topash:5 4 here
Më së shumti bllokada: 5 2 herë
Më së shumti minuta të luajtura: 52 2 herë[4]

Jeta Personale

Redakto

Në vitin 2013 ai u shkëput nga agjenti i tij dhe pritet të nënshkruajë me Roc Nation të udhëhequr nga Jay Z. Ka kontrata sponsorimi me Nike,Sprint,Gatorade,Panini,2K Sports. Në vitin 2013 ai dhuroi 1 milion dollarë për viktimat e tornados Moore. Ky gjest bëri që edhe Nike dhe Thunder të dhurojnë të njëjtën shumë.

Në anketat e bëra nga NBA ai është zgjedhur si lojtari më i pëlqyer në NBA. Jeton një jetë të thjeshtë në qytetin e Oklahoma së bashku me nënën e tij. Është aktiv në Twitter dhe është paraqitur në filmin për fëmijë Thunderstruck.

Referimet

Redakto