Kia Motors Corporation një nga prodhuesit me rritjen më të shpejtë në botë – u themelua në vitin 1944 dhe është prodhuesi më i vjetër Korean i mjeteve të motorizuara. Si pjesë e grupit industrial automobilistik Hyundai – Kia, Kia Motors synon të bëhet një nga prodhuesit kryesorë automobilistik botëror.

12 impiante të Kia’s në shtatë vende të botës prodhojnë dhe montojnë 1,1 milion automjete në vit të cilat shiten dhe shërbehen nëpërmjet një rrjeti distributorësh, shitesash dhe servisesh i cili mbulon 160 vende.

Kia sot ka mbi 32.500 punonjës dhe të ardhura vjetore prej rreth 16 miliard dollarësh.

Kia Motors Corporation ka angazhuar dhe punon me eksperte nga më të mirët në botë si psh. Kryedisenjatori i saj Peter Schreier – ish shef disenjator i koncernit Volkswagen – Audi për 12 vjet rresht, i cili sapo u shpall një nga 3 disenjatorët më të rëndësishëm në botë - punon nga viti 2006 për Kia Motors.

Përfaqësuesi botëror aktual i Kia Motors është Rafael Nadal, një nga tenistet më të mirë në botë – prej tri vjetësh fitues dhe kampion aktual i French Open.

Kia Motors është marka e parë automobilistike e cila ofron për modelet e saj të prodhuara në Evropë pesë deri në shtatë vjet garanci.

Kia Motors është sponsor gjeneral i “Australian Tennis Open” dhe sponsori zyrtar mbarëbotëror i “Davis Cup”.

Nga 2007 deri në 2014, Kia do të jetë partneri zyrtar automobilistik zyrtar i FIFA’s - Trupit Qeveritar të Kupës Së Botës së FIFA’s.

Slogani i markës së Kia Motors Corporation – “The Power to Surprise” - Fuqia për të Habitur – përfaqëson dedikimin dhe synimin global të kompanisë për të tejkaluar pritjet dhe kërkesat e klientëve nëpërmjet inovacionit të vazhdueshëm në fushën automobilistike.

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto