Kushtrim Behluli, lindur me 29.07.1994Gjilan, përndryshe i njohur me emrin King Ku$ha, është një repper shqiptar me prejardhje nga Gjilani.[1][2]

King Ku$ha
LabeliGoldGettaz Ink

Jeta dhe fillimet në karrierë

Redakto

Kushtrim Behluli ka lindur me 4 korrik 1994 në Gjilan. Behluli kreu shkollen fillore në SH.F " Abaz Ajeti " në Gjilan, dhe më pas ai e vazhdoi shkollen e mesme në SH.M.E " Marin Barleti " në vendlindjen e tij, të cilën edhe e kreu. Studimet e nivelit të lartë i filloi në vitin 2013 pranë Universitetit Publik të Gjilanit " Kadri Zeka ", ku dhe diplomojë.[3]

King Ku$ha karrierën e tij në muzik e filloi në moshën 16 vjeqare, duke lansuar këngën e parë të tij " Du Hala "[4], i njohur për tekstet e tija provokative dhe agresive ai pasqyron jetën e një Gangsteri në qytetin e tij Gjilan, përndryshe i njohur si Qyteti i Hip Hop-it Shqiptar. Në vitin 2012, ai ishte i ftuar si mysfair në Mixtape-in " Bulletproof Diaries Vol.1 " nga Nightmare, ku ishte pjesë e këngës " Damn " dhe këngës " Kush Remix[5] ", të cilat ishin të suksesshme për të. Në Tetor të vitit 2013, King Ku$ha dhe kushëriri i tij formuan Label-in e tyre muzikor me emrin GoldGettaz Ink.

Referime

Redakto
  1. ^ "King Ku$ha-Biografia". teksteshqip.com. Marrë më 2020-09-03.
  2. ^ "King Ku$ha në MusicBrainz". musicbrainz.org (në anglisht). Marrë më 2020-09-03.
  3. ^ "King Ku$ha-Biografia". teksteshqip.com. Marrë më 2020-09-03.
  4. ^ "Du Hala - Genius". genius.com. Marrë më 2020-09-03.
  5. ^ "Kush Remix - Genius". genius.com. Marrë më 2020-09-03.

Burime të jashtme

Redakto