Kirkuk
Kirkuk (Arabisht: كركوك; Kurdisht: کەرکووک; Turqisht: Kerkük) është qytet në Irak, ndodhet 265 kilometra në veri të kryeqytetit irakianë.[1] Kirkuk shtrihet në një zonë të gjerë me një popullsi shumë të ndryshme dhe ka qenë shumëgjuhëshe për shekuj me radhë. Ka pasur ndryshime dramatike të demografisë gjatë urbanizimit të Kirkukut në shekullin e njëzet, e cila pa zhvillimin e grupeve të ndryshme etnike.[2]
Kirkuk
كركوك | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 900.000 |
Historia
RedaktoPushtimi Islam
RedaktoQyteti ishte pjesë e kalifatit Islam deri në shekullin e dhjetë. Atëhere Kirkuku dhe zonat përreth janë sunduar nga Perandoria Selçuk për shumë vite. Pasi perandoria u rrëzua, qyteti u bë pjesë e dinastisë Zengid për një shekull. Pas pushtimit mongol, Shteti Ilhanati u themelua në rajon dhe qyteti u bë pjesë e ilhanatit mongol. Rajoni Ilhanati u pushtua pastaj nga Kara Koyunlu dhe nga Aq Qoyunlu. Perandoria Osmane mori kontrollin në Irak, Siri, Palestinë, Egjipt dhe Hejaz në fillim të shekullit të 16-të. Udhëheqja turke vazhdoi deri në Luftën e Parë Botërore kur Perandoria Osmane u përmbys në rajon nga Perandoria Britanike.
Okupimi britanik
RedaktoNë fund të Luftës së Parë Botërore, britanikët okupuan Kirkukun më 7 maj 1918. Braktisja e qytetit pas dy jave, britanikët u kthyen në Kirkuku disa muaj pas Armëpushimit të Mudros.
Kirkuk shmangi problemet e shkaktuara nga Shejh Mahmud i mbështetur nga britanikët, të cilët shpejt u përpoqën të sfidonin britanikët dhe vendosi feudaljen e tij në Sulejmanije.
Hyrja në Mbretërinë e Irakut
RedaktoPasi që Turqia dhe Britania e Madhe dëshironin të kontrollonin Vilajetin e Mosulit (ku Kirkuku ishte pjesë), Traktati i Lozanës në vitin 1923 nuk arriti ta zgjidhë këtë çështje. Për këtë arsye, çështja e Mosulit u dërgua në Lidhjen e Kombeve. Një komision udhëtoi për në zonë para se të vinte në një vendim përfundimtar: territori në jug të "vijës së Brukselit" i përkiste Irakut. Nga Traktati i Angorës i vitit 1926, Kirkuk u bë pjesë e Mbretërisë së Irakut.
Klima
RedaktoKirkuk ka klimë gjysmë të thatë me verë shumë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të ftohtë dhe me shi. Bora është e rrallë, por ka ndodhur më 22 shkurt 2004,[3] dhe prej 10 deri më 11 janar 2008.[4]
Njerëz të njohur
Redakto- Mima Risha, revolucionar kurd dhe anëtar i Peshmerga
- Ferhad Shakely, shkrimtar dhe poetë kurd
- Gökhan Kırdar, këngëtar turk me prejardhje turkmene
- Osama Rashid, futbollistë irakianë
Referime
Redakto- ^ "Google Maps Distance Calculator". Daftlogic.com. 12 janar 2013. Marrë më 2013-03-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bet-Shlimon, Arbella. 2012. Group Identities, Oil, and the Local Political Domain in Kirkuk: A Historical Perspective. Journal of Urban History 38, no. 5.
- ^ Cole, William (23 shkurt 2004). "Rare Iraq snowfall lifts troops' spirits". The Honolulu Advertiser. Marrë më 3 mars 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Iraq under cold front bringing snow and below zero temperatures". Indian Muslims. Kuwait News Agency (KUNA). 11–12 janar 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2013. Marrë më 3 mars 2013.
BAGHDAD, Jan 11 (KUNA) – Snow fell on large areas of Iraq following two days of low temperature. Dr. Daoud Shaker, head of the Iraqi weather bureau told the Kuwait News Agency (KUNA) snow fell in Baghdad during two hours in the morning on Friday after coming under the effect of two pressure systems, one cold originating from Siberia and the other warm coming from the sea. He said the temperature on Friday was "below zero in several Iraqi areas" resulting in snowfalls Thursday in several western areas. But the snowfall continued on Friday along with the low temperatures, he added. He predicted that the snowfalls and rain would subside as of Friday night paving the way for subzero temperatures in the next few days that could reach six degrees Celsius below zero specifically at night. He added that the snow that fell on Baghdad has melted. But in Kirkuk and several northern cities including Suleimaniah, snow fell again on Friday along with very low temperatures. According to weather sources, up to four millimeters of snow fell on Kirkuk Friday.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)