Manastiri i Shën Joan Vladimirit (shkurtimisht Shën Gjonit ) është një manastir në Shijon, rrethi i Elbasanit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [2]. Ky monument është i monument kulture i shpallur më 16.10.1948 nga Instituti i Shkencave.

Manastiri i Joan Vladimirit
LlojiArkitekture
VendndodhjaShijon, Elbasan, Shqipëri
Ndërtuar1381[1]
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 (17.03.1948)
4874 (23.09.1971)
Nr. i referencësEL053
TipologjiaVendstrehim

Ai ndodhet në afërsi të rrugës Egnatia, në një nga degëzimet e saj që të çonte në drejtim të Petrelës.

Historia

Redakto

Sipas një gojëdhëne kisha është ngritur mbi themelet e kishës së “Trinisë së Shenjtë”, e cila u shemb nga tërmeti. U rindërtua nga Karl Topia në 1381 dhe u bë 4 herë më e madhe, siç del nga mbishkrimet.

Më 22 maj 1015 u martirizua Gjon Vladimiri dhe u varros në këtë kishë. Varri i tij u bë burim shërimesh për të gjithë ata që shkonin dhe luteshin aty.

Kisha gjendet në anën veriore të manastirit. Ajo është e tipit së bazilikës e ndarë në tri nefe me dy rreshta kolonash. Manastiri është i rrethuar me mure.

Janë tri mbishkrime: latinisht, greqisht dhe sllavisht, me përmbajtje të përafërt, ku thuhet se Karl Topia, e ka bërë manastirin për lavdinë e tij.[1]

Në një mbishkrim me përmasa 2.20x0.27 metra, që gjendet i gdhendur në gurin e madh arkitra të portalit të derës jugore të kishës thuhet: “Duhet ditur se ky tempull u shemb nga tërmeti, deri në themel, gjatë sundimit dhe në ditët kur zotëronte mbi të gjithë vendin e Albanit i ndrituri Karl Topia i parë, nip dhe prej gjaku i mbretit të Francës. Ky e ndërtoi këtë tempull të gjithnderuar të shën Gjon Vladimirit dhe e ngriti prej themeli deri në mbarim nga besimi dhe zemra e përvëluar. Prej lindjes së Krishtit deri në ndërtimin e tempullit janë vjet 1380 dhe prej krijimit të botës janë vjetë 6890 dhe deri atëherë vjet 22 të zotërimit të tij, indikti 5, cikli i diellit 1, cikli i hënës 14, dhe është ndërtuar tempulli që shikon katër herë më i madh se ka qenë më parë tempulli i vjetër”.[3]

Gjatë shekullit të XVIII ikonografi Kostandin Shpataraku pikturoi muret e me ikona të një vlere të lartë artistike.[4]

Ky manastir për mëse 7 shekuj ka qenë dhe është një nga qendrat më të mëdha kulturore kishtare të Shqipërisë, me ndikim të madh për jetën kulturore e arsimore të Elbasanit. Ai ka mbijetuar deri më 1944, kur u dogj dhe tani kanë mbetur vetëm muret. Është një monument historik shumë i rëndësishëm i mesjetës shqiptare. Manastiri ka pasur një bibliotekë të madhe, që ka humbur, si dhe një koleksion të shkëlqyer ikonash, disa prej të cilave ruhen ende. Në mure ka disa skulptura dhe ornamente më të hershme se të shek. XIV, mbishkrime më të vona, si dhe ka qenë portali i gdhendur mjeshtërisht që është marrë dhe montuar në Muzeun Historik Kombëtar.

Në të kremten e shenjtit në manastir bëhej panair i madh, prandaj thirrej paria e qyteteve, të cilëve u bëhej një pritje madhështore dhe gostiteshin mirë. Sipas Hahnit panairi bëhej dy herë në vit, më 22 maj dhe më 4 qershor. Panairi zgjaste tri ditë ku pelegrinëve u servirej bukë, ujë, ullinj dhe djathë. Pelegrinët hidhnin ndonjë lek aq sa e kishin taksur.[5] Festa e Shën Gjon Vladimirit festohen edhe në ditët e sotme në datë 4 qershor.

Stema e Karl Topisë

Redakto

Stema e Karl Topisë është një nga stemat më të rëndësishme të historisë së heraldikës shqiptare. Ajo gjendet mbi një gur të murosur në murin jugor të manastirit dhe përbëhet prej një fushe katrore të ndarë në mes, ku janë gdhendur pesë kryqe, nga të cilët ai i mesit përfshihet brenda një rrethi. Sipër gurit është gdhendur përkrenarja, nga e cila derdhen zambakë, që tregojnë lidhjen e princit shqiptar me princat e Francës. Mbi përkrenare shquhen dy luanë me këmbët e para të ngritura lart dhe me gojën e hapur. Kjo stemë ka qenë vendosur përsipër varrit dhe vërtetonte se Karl Topia si ktitor i manastirit ka qenë varrosur aty. Guri ka përmasa 0.98x0.68 metra dhe mban këtë mbishkrim: “Këto janë shenjat e zotit të madh Karl Topisë”.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Anamali, Skënder (2002), Historia e popullit shqiptar në katër vëllime, vëll. I, Botimet Toena, fq. 294, OCLC 52411919 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
  3. ^ Llukani Andrea (2014). Arti kishëtar në Shqipëri (sipas mbishkrimeve të kishave). Tiranë: Trifon Xhagjika. fq. 43.
  4. ^ Zeqo, Moikom (22 maj 2006). "Gjeniu më shqiptar i ikonografisë Kostandin Shpataraku". Koha Jone. Nikolle Leska. fq. 10–11. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Llukani Andre. Arti kishëtar në Shqipëri (sipas mbishkrimeve të kishave). Tiranë: Trifon Xhagjika. fq. 43.
  6. ^ Llukani Andrea (2014). Arti kishëtar në Shqipëri (sipas mbishkrimeve të kishave). Tiranë: Trifon Xhagjika. fq. 41.