Kisha e Shën Kollit (Grabovë e Sipërme)
Kisha e Shën_Kollit në Grabovë është një kishe ortodokse, monument i trashëgimisë kulturore në Grabovë e Sipërme, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri[1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture / Urbanistike", i miratuar me numër "22 më 15.02.2005". Kisha, e ndërtuar ne shekullin e 18-te, ka rene ne vitet e fundit pre e grabitesve te ikonave.[2]
Kisha e Shën Kollit | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Grabovë e Sipërme, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri |
Koordinatat | 40°47′37″N 20°24′22″E / 40.793528°N 20.406139°E |
Ndërtuar | Shek 18 |
Organi drejtues | DRKK Elbasan |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 15.02.2005 |
Nr. i referencës | GR010 |
Objekt kulti | Tipologjia |
Histori
RedaktoKisha e Grabovës është ndërtuar në fshatin Grabovë e Sipërme rreth shekullit XVIII. Si shumë kisha orthodokse është me orientim lindje-perëndim. Hyrja kryesore është nga jugu. Përmasat janë afërsisht 25x20m. Muratura është prej guri të zones dhe çatia është e mbuluar me rasa guri, sikurse dhe banesat tipike të zones. Përbërja e kishës është me një nef kryesor, një nef të jashtëm në anën jugore, dhe një narteks në anën perëndimore. Në brendësi të kishës ka veshje druri, të pikturuara në nivelin e tavanit. Mbi portën hyrëse kryesore është një afresk origjinal i kishës me sip rreth 1mX2m. Dyshemeja është e shtruar me rasa guri. Brenda dhe përreth objektit ndodhen varre të vjetra dhe të reja besimtarësh dhe banorësh të zonës.[3]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
- ^ Gazeta Sot (20 tetor 2017). "Kisha e Grabovës viktimë e grabitësve, shpreson në rikthimin e ikonave". Marrë më 21 nëntor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 17 dhjetor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |