Kisha e Shën KollitVuno, një fshatHimarërrethin e Vlorës, Shqipëri, është një kishë e ndërtuar në shekullin e XVI, që nuk bën pjesë në Listën zyrtare të Monumenteve të mbrojtuar nga shteti në Shqipëri.

Histori

Redakto

Kisha u ndërtua në shekullin XVI prej disa familjesh, mes të cilave, familja Ndrenika dhe familja Anagnosti, prej të cilave rrjedhin përkatësisht aktori Robert Ndrenika dhe regjisori Dhimitër Anagnosti. Kisha ishte ruajtur në formën e saj më të mirë deri në vitin 1967. Në këtë vit, Këshilli Komunist i Fshatit i hoqi kësaj kishe çatinë për t’i shfrytëzuar tjegullat e saj për një stallë lopësh aty pranë, dhe qe ne 1967 e deri ne 2018 kisha ka 51 vjet e zbuluar, pa çati, e pa kurrfarë mirëmbajtjeje. Kisha ka marrë edhe një anim në pjesën veri-jugore të saj si pasojë e ndërhyrjes së papërgjegjshme nga Bashkia e Himarës në 2011 për shtrimin e një ujësjellësi, që ka dëmtuar strukturën e ndërtesës.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Papadhopuli, Arben (1 maj 2018). "Kisha 500-vjeçare e "Shën Kollit" e familjes "Ndrenika" i qëndron kohës". Marrë më 11 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)