Robert Ndrenika
Robert Ndrenika (lindur më 10 janar ne Vuno, në 1942) është një aktor shqiptar. Ai është emërua Artist i Popullit në vitin 1988 [1]. Ai ka studiuar në gjimnazin Qemal Stafa [2].
Robert Ndrenika | |
---|---|
U lind në | 1942 |
Kombësia | shqiptar |
Shtetësia | shqiptar |
Profesioni | aktor |
Titulli | Artist i Popullit |
Jeta
RedaktoRobert Ndrenika lindi në Tiranë në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.
Dramaturgjia kombëtare
RedaktoKa qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: "Besa" e Sami Frashërit, "Ura" e Minush Jeros, "Prefekti" i Besim Levonjës, "Familja e peshkatarit" e Sulejman Pitarkës, "Bashkë me agimin" e Kolë Jakovës, "Midis dy njerëzve" e Kiço Blushit, "Skënderbeu" i Lec Shllakut, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës, "Fytyra e dytë" dhe "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Dritëro Agollit, "Shkallët" dhe "Shtëpia me dy porta" të Ruzhdi Pulahës.
Dramaturgjia e huaj
RedaktoNga dramaturgjia e huaj mund te përmendim "Shumë zhurme për asgjë", "Nata e dymbëdhjetë" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I sëmuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e largët" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu që pa vdekjen me sy" të Viktor Eftimiut, "Dashuri e tillë” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e një komisioneri" e Millerit, "Vizita e damës plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e të marrëve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.
Kinematografia
RedaktoNë kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim "Horizonte te hapura", "I teti në bronz", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Në shtëpinë tonë", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.
Kolegët
RedaktoKa punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shllaku, Pirro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gëzim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.
Nderimet
RedaktoNë vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936". Eshte nderuar me titullin "Nderi i Kombit".
Pedagogjia
RedaktoPër disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.
Filmografia
RedaktoViti | Titulli | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
1966 | Oshëtimë në bregdet | Gjergji | |
1968 | Horizonte të hapura | Azemi | |
1970 | I teti në bronx | Xhemali | |
1972 | Kapedani | I biri i Xha Sulos | |
1972 | Odiseja e tifozave | ||
1972 | Kryengritje në pallat | Babai i fëmijëve | |
1974 | Shtigje të luftës | Shabani | |
1974 | Rrugë të bardha | Ganiu | |
1974 | Duke kërkuar 5-orëshin | Zeqo | |
1977 | Shembja e idhujve | Kapteri | |
1978 | Koncert në vitin 1936 | Fotaqi | |
1979 | Në shtëpinë tonë | Stefi | |
1979 | Mësonjtorja | Kosta | |
1980 | Një shoqe nga fshati | Agush Kalemi | |
1982 | Vëllezër dhe shokë | Sokrati | |
1982 | Prefekti | Qazim Mulleti | |
1982 | nëntori i dytë | karrrocieri i Ismail Qemalit | |
1982 | Besa e kuqe | Gjoni | |
1983 | Kohë e largët | Anastas Grigori | |
1984 | Nxënësit e klasës sime | Kristofori | |
1984 | Shirat e vjeshtës | Sotiri | |
1984 | Shi në plazh | Come | |
1985 | Tre njerëz me guna | ||
1985 | Gurët e shtëpisë sime | ||
1986 | Dhe vjen një ditë | Zenuni, vëllai i Llano Bletës | |
1987 | Përrallë nga e kaluara | Vangjeli | |
1987 | Botë e padukshme | Iliazi |
|
1997 | Bolero | Petriti | |
2001 | Parullat | Lleshi | |
2002 | Njerëz dhe fate | Durimi, i ati i Florit | |
2004 | Tifozët | Dyli | |
2009 | Kronikë provinciale |
Bledi gruja e veres
1887 Kur hapen dyret e jetes
Zoti Dritan
Referime
Redakto- ^ "www.shqiplive.info". Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 12 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Q. Stafa High School website. "Historiku". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2014. Marrë më 12 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)