Hape menynë kryesore

Përmbajtja e filmitRedakto

Filmi bazohet në ngjarje reale. Në portin detar po punohet për vendosjen e bigës lundruese pas një rimonti. Urani, një vinçier i zoti caktohet të punojë në ekuipazhin e saj. Drejtoria e portit kërkon dihmën e ekuipazhit, për heqjen e disa kollonave betoni. Sokrati, shefi i planit, pengon punën e tij në rimont. Robert (me nofkën çamçakizi), një i ri i cili nuk ka një opinion të mirë, bëhet pengesë në dashurinë e Azemit dhe Artës. Në një ditë të stuhishme, për të ruajtur bigën Urani sakrifikon jetën e tij.

"Ndoshta është rastësi që binomi dashuri-uzinë, dashuri-mjet prodhimi, dashuri-bujqësi është i pranishëm në shumë filma të kohës. Dashuria dhe industrializimi i vendit ecin bashkë, veçse, sa më shumë përparon e sundon fabrika, aq më tepër dashuria (si ndjenjë-martesë) bëhet klishe qesharake për t’i bërë vend dashurisë-seks (si nevojë-çlirim). Është koha kur dashuria dhe uzina sintetizohen në kinema."

AktorëtRedakto


  Ky artikull në lidhje me Filmi është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.