Hape menynë kryesore
Kinostudio Shqipëria e Re

HistoriaRedakto

Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus "Skënderbeu". Ky është i pari realizim "kolosal" i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve '70, periudhë që korrespondon uljes së numrit të filmave të importuar. Në vitet '80 Kinostudio "Shqipëria e Re" prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve '90 sjell transformimin e saj në "Albafilm" dhe në vitin 1996 edhe kjo e fundit mbyll ekzistencën e saj. "Shqipëria e Re" lë në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike. Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” kanë qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.

Filmat e njohurRedakto

Shih edheRedakto


  Ky artikull në lidhje me Filmi është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.