Hysen Hakani (Berat, 28 korrik 1932 - 7 shkurt 2011) ka qenë regjisori i filmit të parë artistik me metrazh të shkurtër. Në Akademinë e filmit në Pragë, ai mbrojti diplomën, bashkë me Kristaq Dhamon, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, për t’iu përkushtuar kinematografisë shqiptare, e cila në atë kohë sapo kishte hedhur hapat e parë. Midis filmave të tij shkëlqen filmi Debatiku, (1961), të cilin e realizoi si bashkëregjisor me Gëzim Erebarën dhe ku pasqyrohet kontributi i fëmijëve të varfër në Luftën Nacional-Çlirimtare, për të vazhduar më pas tek filmi Toka jonë, (1963), Oshtimë në bregdet, (1966), Njësiti guerril, (1969), Ndërgjegjja, (1972), Cirku në fshat, (1977), Mysafiri, (1979, Plaku dhe hasmi (1981), dhe Lundrimi i parë, (1984), filma që janë ngulitur për të mos u harruar më kurrë në kujtesën dhe celuloidin e kinematografisë sonë. Filmi i tij i parë është filmi Fëmijët e saj, i realizuar në vitin 1957. U nda nga jeta më 7 shkurt 2011.

Ai ka qenë i ati i sportistit të mirënjohur shqiptar, Mirjan Hakani.

Referime

Redakto