Dritëro Agolli
Dritëro Agolli (Menkulas, 13 tetor 1931 - Tiranë, 3 shkurt 2017)[1] ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973, ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.[2]
Dritëro Agolli | |
Emri | Dritëro |
Mbiemri | Agolli |
Lindur më | 13 tetor 1931 |
Lindur në | Menkulas, Mbretëria Shqiptare 1928–1939 |
Vdiq më | 3 shkurt 2017 |
Vdiq në | Tiranë, Shqipëri |
Kombësia | Shqiptare |
Profesioni | Shkrimtar, publicist,gazetar |
Mirënjohje | |
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve - Shqipëri | |
Jeta
RedaktoU lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ai ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit" dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i "Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë". Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj. Agolli është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në perëndim e në lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet '60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e tij, Agolli e vendosi veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e tij krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi dinjitozë përballë botës së madhe. Si shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sado që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij, Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje kronike në mushkëri, por ai mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.
Krijimtaria
RedaktoPër nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është "Nënë Shqipëri" (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën "Baballarët" theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj...).
Në prozë, bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës Nacional - Çlirimtare. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.[3]
Tituj të veprave
Redakto- Në rrugë dolla, 1958 [4]
- Hapat e mia në asfalt, 1961 [4]
- Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
- Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 [4]
- Mesditë, 1969 [4]
- Komisari Memo, roman, 1969 [4]
- Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973 [4]
- Njeriu i mirë, tregime, - 1973
- Nënë Shqipëri, 1974 [4]
- Njeriu me top, 1975 [4]
- Fjala gdhend gurin, 1977 [4]
- Trëndafili në gotë, roman, 1980 [4]
- Fytyra e dytë, dramë [4]
- Mosha e bardhë (dramë) [4]
- Udhëtoj i menduar, 1985 [4]
- Pelegrini i vonuar, 1993
- Kalorësi lakuriq, roman - 1996
- Vjen njeriu i çuditshëm, poezi - 1996
- Arka e djallit, roman - 1997
- Teshtimat e lirisë: njeriu, politika dhe kultura - 1997
- Fletorka e mesnatës, 1998
- I përndjekuri i dashurisë, poezi - 2013
- Prit edhe pak, poezi - 2016
- E bukura, lozonjarja, tokësorja grua, poezi - 2017
- Nulla dies sine linea, aforizma - 2017
Literatura
Redakto- Jakup Mato “Poetika e komikes (Vlera ideoestetike të humorit e të satirës ne veprën e D. Agollit) nëntori Nr 6 1988 f 31-49
Lidhe të jashtme
Redakto- Faqe e LSHA
- Faqe e revistës “Krahu i Shqiponjës
- Komuniteti Kulturor Çamëria
- Intervistë e lirë e Dritëro Agollit dhënë BBC Shqip - .ram në internet, prill 2007
- 85 fakte nga jeta e shkrimtarit Dritëro Agolli - . në internet, shtator 2016
Referime
Redakto- ^ "Poeti shqiptarë Dritëro Agolli vdes në moshën 85 vjeçare". Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2017. Marrë më 4 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 20
- ^ 19/08/2011 UET i jep ‘Honoris Causa’ Dritëro Agollit
- ^ a b c d e f g h i j k l m Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut