Shoqja nga fshati

(Përcjellë nga Një shoqe nga fshati)
This is the stable version, checked on 12 shtator 2022. 2 pending changes await review.


Shoqja nga fshati
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Një shoqe nga fshati
Vendi i prodhimit Tushemisht
Pogradec
Viti i prodhimit 1980
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 77:23
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Piro Milkani
Skenari Ruzhdi Pulaha
Muzika e filmit Agim Krajka
Kameramani Rudolf Radovani
Drejtori artistik Naim Bardhi
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Rajmonda Bulku
Violeta Manushi
Robert Ndrenika
Elvira Diamanti
Aktorët tjerë
Mirush Kabashi


"Një shoqe nga fshati" është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1980.

Regjia: Piro Milkani, Skenari: Ruzhdi Pulaha, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Agim Krajka.

Aktorët në role

Redakto

Aktorët dhe rolet e tyre në këtë film janë:

Përmbajtja

Redakto

Kinokomedi që pason “Zonja nga qyteti” (1976). Ollga përgatitet të shkojë në konferencën e gruas aktiviste ku do të flasë për eksperiencën e saj në lidhje me luftën kundër koncepteve konservative. Ne fillim asaj nuk i pëlqente fshati por mentaliteti ose më saktë mania që kishte për të u fashit në momentin kur filloi të njihej me ato banorë aq të mrekullueshëm te fshatit Marene te Pogradecit. Agushi postieri i ri, nuk e lejon vajzën e tij Lulen që të martohet me Tirkën, djalin që e dashuron sepse ka deshirë që ta martojë në qytet, Elbasan. Tirka e gjen shpesh veten në situata të vështira kur Agushi e gjen bashkë me Lulen. Ollga bën të pa mundurën që Tirka dhe Lulja të lidhen sëbashku. Meli vajza e Ollgës tashmë është martuar me Bujarin dhe pret një fëmijë. Ollga ka përgatitur diskutimin për të cilin është njoftuar pasi u vendos në skenën e teatrit komedia 'Zonja nga Qyteti' dhe niset për në qytet sëbashku me Bakon i cili do të nxjerrë lejen e qiftes. Kur hyn në shtëpi asaj i kujtohen momentet para se të largohej për në qytet ku ishte kthyer në shtëpi e xhindosur pasi askush nuk e kishte ndihmuar. Ajo kthehet në Marene pasi ka përfunduar diskutimin dhe merr lajmin se është bërë me një nip. Të gjithë janë mbledhur në shtepinë e Ollgës dhe janë shumë të lumtur. Agushi më në fund e lejon Lulen të martohet me Tirkën. Në fund Ollga i tregon një përrallë nipit të saj që ka të bëjë me jetën e tyre:"Na ishte një Ollgë, na kishte nje çupë dhe na kërkonte dhënder në qytet, na ishte një qytetarke na kishte një çupë po vetë ishte budallaqe" por Bako e merr djalin në krah duke i thënë "Ajo zonja vërtetë ishte ca si hundëpërpjetë dhe mbahej gjoja si përparimtare por ec e ec e ec e ec ajo zonja na u bë shoqe. Ke gjyshe të mirë qerrata."