Kisha e Shën Sofisë, Ohër
Kisha e Shën Sofisë (maqedonisht: Црква Света Софија, Crkva Sveta Sofija) është një kishë e cila ndodhet në qytetin e Ohrit, në Maqedoninë e Veriut. Kisha është një nga monumentet më të rëndësishme të Maqedonisë, në fushën e arkitekturës dhe të artit që nga mesjeta.
Historiku
RedaktoKisha ishte ndërtuar gjatë Perandorisë së Parë Bullgare, pas konvertimit në Krishterim. Sipas disa burimeve ajo është ndërtuar gjatë sundimit të Knjaz Boris I (852 – 889).[1]
Fillimisht kishë sinodi e Kishës Ortodokse Bullgare, më vonë e Arqipeshkvisë së Ohrit, ajo me pas u shndërrua në xhami gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.[2] Ana e brendshme e kishës është ruajtur me afreske nga shek. XI, XII dhe XIII, të cilat paraqesin disa nga arritjet më të rëndësishme në pikturën bizantine të kohës. Pjesa kryesore e kishës është ndërtuar në shek. XI, ndërsa ana e jashtme është ndërtuar nga Kryepeshkopi Gregori II në shekullin XIV.
Në nëntor të vitit 2009, Kisha Ortodokse Maqedonase prezentoi një emblemë të re të Kishës së Shën Sofisë.[3]
Një detaj nga kisha është përshkruar në anën e kundërt të kartëmonedhës së Maqedonisë prej 1000 denarësh, të lëshuar në vitin 1996 dhe 2003.[4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Boris Cholpanov - "Land of a global crossroads", Sofia, 1993, Bulgarian Academy of Science, page 131 (the original is in Bulgarian)
- ^ Frucht, Richard (2005). Eastern Europe: an introduction to the people, lands, and culture. ABC-CLIO. fq. 928. ISBN 978-1-57607-800-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Македонско хералдичко здружение". heraldika.org.mk.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ National Bank of the Republic of Macedonia.
Lidhje të jashtme
RedaktoKoordinatat: 41°06′43.52″N 20°47′38.81″E / 41.1120889°V 20.7941139°L