Kisha e Vushtrrisë
Kisha e Vushtrrisë e njohur edhe si Kisha e Shën Elias është një kishë ortodokse që ndodhet në qytetin e Vushtrrisë, në Kosovë
Përmbledhje
RedaktoKisha e Vushtrrisë i është kushtuar Shën Elias dhe është ndërtuar në vitin 1834 mbi themelet e një kishe të vjetër ortodokse (ndoshta një kishë paleokristiane) në pjesën lindore të Vushtrrisë, ku u gjetën sendet e varrosura kishtare. Muralet në muret e kishës janë pikturuar në vitin 1871 nga Blazh Damnjanoviq nga Dibra . [1]
Kisha u dëmtua në qershor të vitit 1999 në prani të trupave franceze të KFOR -it. Edhe shtëpia e priftit është plaçkitur dhe dëmtuar. Kishës iu vu zjarri edhe një herë në vitin 2004, por në vitet në vijim ajo u restaurua pjesërisht. [2]
Kisha e Vushtrrisë krahas me Xhaminë Karamanli, Xhaminë e Gazi Ali Beut, Xhaminë e Çarshisë në Vushtrri si dhe Tyrben (Teqen) e Vushtrrisë bënë pjesë në grupin e monumenteve fetare më të njohurat që ndodhen në qytetin e Vushtrrisë. Si të tilla ato gëzojnë mbrojtje si monumente të trashëgimisë kulturore.