Kishat paleokristiane në Kosovë kanë qenë kisha të krishterimit të hershëm. Krishterimi në fillimet e tij ishte kudo religjion i përndjekur nga Perandoria Romake në shekujt e parë të përhapjes, ndonëse besimet e tjera ishin të lejuara. [1]

Përmbledhje

Redakto

Të krishterët e parë i kryenin ritet në fshehtësi, kryesisht në hapësira të fshehta në tokë, të quajtura katakombe. Me pas filluan të ndërtohen kisha të vogla, ndonëse përndjekja e tyre vazhdoi. Gjendja ndryshoi me shpalljen e "Ediktit të Milanos" të vitit 313, kur u lejua dhe krishterimi. Rol vendimtar për shpalljen e këtij edikti, të njohur dhe si "Edikti i Tolerancës", luajti Konstantini i Madh, perandor romak me prejardhje nga Dardania. Pas këtij viti filloi përhapja e lirë e besimit të krishterë dhe nisën të ndërtohen kishat, të njohura me emrin bazilika dhe në historiografi njihen si kisha të krishterimit të hershëm (kisha paleokristiane). Në fazat e hershme u ndërtuan edhe objekte për pagëzim me pishina (baptistere), ku futeshin të rriturit e konventuar në të krishterë. Në Kosovë është mjaft e dendur prezenca e strukturave të arkitekturës paleokristiane, por këto nuk janë mjaft të studiuara. [1] Të tilla janë kishat (bazilikat) në Ulpianë, Paldenicë,[2] Vërmicë, Korishë, Vrellë,[3] Nikadin,[4] Kasterc, Banjicë, Trubohoc, Dragolec, Izbicë, Raqë, Lipovec, Harilaq, Miradi e Ulët, Lipjan, Reçak etj. Në vitin 2014 u zbulua në Ulpianë edhe baptisteri i parë i njohur në Kosovë.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 795 - 796. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Kadriu, Sherafedin (13 nëntor 2016). Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka kombëtare "Pjetër Bogdani". fq. 20. ISBN 978-9951-8760-3-2.
  3. ^ Databaze e trashegimise kulturore te Kosoves. "Kisha paleokristiane në Vrellë (Istog)". Ministria e Kultures, Rinise, dhe Sporteve, Kosove. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 nëntor 2017.
  4. ^ Databaze e trashegimise kulturore te Kosoves. "Kisha paleokristiane në Nikodin". Ministria e Kultures, Rinise, dhe Sporteve, Kosove. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 nëntor 2017.