Kisha paleokristiane në Vrellë

monument kulture në Kosovë

Kisha paleokristiane në Vrellë është një monument i trashëgimisë kulturore në Vrellë, Istog, Kosovë.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Kisha paleokristiane në Vrellë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaVrellë, Istog, Kosovë
NdërtuarAntikitet i Vonë (shekulli IV-VI)[1]
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3230

Historiku

Redakto

Kisha është e shekujve IV-VI të kohës sonë me dimensione jo të mëdha, dhe është e vendosur pranë një nekropoli. Brenda kishëzës është një varr të madh i tipit kriptë me përmasa gjatësia 2.80 m, gjerësia 1.40 m dhe lartësi e tanishme 1.40 m, e cila është e ndërtuar në formë gjysmëharku (qemer). Varri ka orientim lindje perëndim dhe është i pajisur në anën perëndimore me një portë hyrëse me lartësi të tanishme 0.6 m, po ashtu e ndërtuar në formë gjysmëharku (qemer). Varri është i ndërtuar me gurë shtufi dhe mbetje mortore të një mashkulli varrosur sipas ritit i krishterë u gjetën në vitin 2010.[1]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Databaze e trashegimise kulturore te Kosoves. "Kisha paleokristiane në Vrellë (Istog)". Ministria e Kultures, Rinise, dhe Sporteve, Kosove. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 nëntor 2017.
  2. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto