Kisha paleokristiane në Nikadin
Kisha paleokristiane në Nikadin është një monument i trashëgimisë kulturore në Nikadin, Ferizaj, Kosovë.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Kisha paleokristiane në Nikadin | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Nikadin, Ferizaj, Kosovë |
Ndërtuar | Antikitet i Vonë (shekulli IV-VI)[1] |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3606 |
Historiku
RedaktoKisha u zbulua gjatë viteve 1960, kur u zbulua një artefakt shumë i rrallë dhe mbase unik për trevën e Kosovës, një kapak sarkofagu, apo arkë për vendosjen e kufomës, tërësisht nga guri gëlqeror i mermerizuar në trajtë të çatisë së shtëpisë, ku dominojnë dekoret me motive antropomorfe (figurë njeriu) në akse dhe motive floreale në front. Ky kapak sarkofagu i përket periudhës romake fundi I shekullit III e.s. fillimi i shekullit të IV e.s. Në vendin ku është gjetur kapaku i sarkofagut, u zhvilluan disa sondazhe arkeologjike (2007) që rezultuan me gjurmë të një kishe me përmasa jo të mëdha. Ndonëse mjaft e dëmtuar, kisha i përket periudhës së krishterimit të hershëm (shekujt IV-VII e.s.), e plotësuar me disa spolje (material i ripërdorur) të plastikës dekorative sepulkrale të periudhës romake (shekujt III-IV e.s.).[1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Databaze e trashegimise kulturore te Kosoves. "Kisha paleokristiane në Nikodin". Ministria e Kultures, Rinise, dhe Sporteve, Kosove. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 21 nëntor 2017.
- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine