Arkeologjia e Ferizajt
Arkeologjia e Ferizajit ashtu sikur edhe Arkeologjia e Kosovës ka një pasuri të madhe arkeologjike por në këtë fushë nevojiten akoma hulumtime të shumta institucionale. Nejse, tani për tani hulumtimet për arkeologjinë e Kosovës janë përfshirë në Enciklopedinë Botërore të Arkeologjisë (English: Encyclopedia of Global Archeology[1]) si shtet me trashëgime të pasura arkeologjike. Resurset e pasura natyrale e të pëlqyeshme gjeostrategjike kanë qenë ideale për zhvillimin e jetës që nga kohët prehistorike[2], të cilat me krenari reprezentojnë trashëgiminë e pasur dhe të bollshme arkeologjike të shtetit tonë . Në fund të shekullit të 19, për herë të parë u publikuan të dhëna shkencore për trashëgiminë arkeologjike të Kosovës[3], me anë të hulumtuesve: A.Evans[4], F.Kanitz[5] e të tjerë si: Ami Boué[6], Johann Georg von Hahn[7], Wilhelm Tomaschek[8]. I gjithë aktiviteti arkeologjik i Kosovës fillon pas themelit të Muzeut të Kosovës[9] në 1949. Prej shumë arkeologëve të Europës dhe të Botës sygjerohet se ai i Komunës së Ferizajit numërohet ndërmjet rretheve se ka pasuri të vlefshme të trashëgimisë arkeologjike.
Kapaku i Sarkofagut të Nikadinit
RedaktoTre arkeolog, një arkitekt dhe një piktor, nga hulumtimet në oborrin e pasëm të Xhelal Berishës në fshatin Nikadin[10] jo shumë larg nga qendra e Ferizajit, kanë mundësuar gjetjen e themeleve të një kishe, për të cilën besohet të jetë që nga koha paleokristiane[11] e shekullit V dhe VI. Nga hulumtimet besohet se Kapaku i Sarkofagut të Nikadinit ishte në themelet e kishës poshtë dyshemesë. Instituti Arkeologjik i Kosovës ka deklaruar se "Kapaku i Srkofagut", është vlerësuar si një element pagan dhe si një akt i pasjellshëm i krishterëve, ata e kishin shtruar me tulla dyshemenë e kishës. Shumë arkeologë shqipëtarë i kanë vlerësuar këto gjetje si zbulime shumë të pasura të themeleve të kishave paleokristiane në Kosovë. Po ashtu, gjatë kërkimeve janë gjetur blloqe të kohës së romakëve. Edhe pse Ferizai është një qytet i ri (130 vjeçar) krahasuar me qytetet e tjera të Kosovës, është e vjetër deri në kohën e Ilirisë së vjetër[12]. Kjo është e regjistruar në shumë harta arkeologjike të shumë shteteve të ndryshme të botës.
Hyjnia e Varoshit
RedaktoAna neolitike e identifikuar e Varosh-it lokalizohet 2 km në jug-lindje nga qyteti, në fshatin e Varoshit. Jo gjatë një ekspedite arkeologjike, por duke punuar në atë rrethinë janë gjetur gjurmë të ndryshme neolitike te një lloj çeramike. Shumica e materialeve të lëvizshme arkeologjike tregojnë gjurmë të njnë bërthame neolitike të Kulturës së Starçevës dhe Kulturës së Vincës. Në disa pjesë të kësaj rrethine arkeologjike gjatë 2011, regjistrime gjeofizike, u bënë matje me magnometër dhe rezultoi me struktura nëntokësore të cilat mund të tregojnë mbetje të shtëpive neolitike. Mbetje të këtyre gjetjeve besohet se janë gjetur edhe në mbetje të civilizimeve antike[13]. Në Varosh, 500m nga kisha gjendet Urna, e cila që nga viti 1967 qëndron në Muzeun e Kosovës. Misteret kanë qenë të shumta që nga viti 1984, ku profesori i historisë, Ymer Berisha kishte gjetur një gur të gdhendur.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Encyclopedia of Global Archaeology (në anglisht). Claire Smith.
- ^ "Prehistory" (në anglisht).
- ^ "Arkeologjia e Kosoves" (në anglisht).
- ^ "Arthur Evans" (në anglisht).
- ^ "Felix Kanitz" (në anglisht).
- ^ "Ami Boué" (në anglisht).
- ^ "Johann Georg von Hahn" (në anglisht).
- ^ "Wilhelm Tomaschek" (në anglisht).
- ^ "Muzeu i Kosovës".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fshati Nikodin".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Koha Paleokristiane" (në anglisht).
- ^ "Ilirët".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Civilizime antike". Kosova-sot (në anglisht).