Lokaliteti arkeologjik në Nikadin

monument kulture në Kosovë

Lokaliteti arkeologjik në Nikadin është një monument i trashëgimisë kulturore i cili ndodhet në fshatin Nikadin, të Ferizajit, Kosovë. [1] [2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Lokaliteti arkeologjik në Nikadin
Sarkofagu i Nikadinit
LlojiArkeologjike
VendndodhjaNikadin, Ferizaj, Kosovë
NdërtuarAntikitet i Vonë
Emri zyrtar: Monument / Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3444

Historiku

Redakto

Fshati Nikadin ndodhet në periferi të qytetit të Ferizajt, gjendet vetëm 2 kilometra në jug të saj, shtrihet në një tokë bujqësore shumë pjellore. Gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit XX, janë evidentuar gjurmë sipërfaqësore të cilat sipas supozimeve i takonin ndonjë kompleksi të vilave romake.

Megjithatë, gjatë rregullimit të oborrit të një shtëpie në arealin e këtij lokacioni, rastësisht u zbulua një artefakt shumë i rrallë dhe mbase unik për trevën e Kosovës. Kemi të bëjmë me një kapak sarkofagu (sarcophagus - arkivol apo arkë për vendosjen e kufomës), tërësisht nga guri gëlqeror i mermerizuar në trajtë të çatisë së shtëpisë, ku dominojnë dekoret me motive antropomorfe (figurë njeriu) në akse dhe motive floreale në front. Ky kapak sarkofagu i përket periudhës romake fundi i shekullit III e.s. fillimi i shekullit të IV e.s. Në vendin ku është gjetur kapaku i sarkofagut, janë zhvilluar disa sondazhe arkeologjike (2007) që rezultuan me gjurmë të një kishe me përmasa jo të mëdha ndonëse mjaft e dëmtuar, e periudhës së krishterimit të hershëm (shekujt IV-VII e.s.), e plotësuar me disa spolje (material i ripërdorur) të plastikës dekorative sepulkrale të periudhës romake (shekujt III-IV e.s.). [1] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1730. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  3. ^ Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 75. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto