Wilhelm Tomaschek
Wilhelm Tomaschek, ose Vilém Tomášek (26 maj 1841, Olomouc - 9 shtator 1901, Vjenë ) ishte një gjeograf dhe orientalist çek - austriak . Ai është i njohur për kontributin e tij në fushat e topografisë historike dhe etnografisë historike. Ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm edhe në fushën e ballkanologjisë. [1]
Biografia
RedaktoI lindur në Olmütz, të Moravisë, ai kreu stidimet në Universitetin e Vjenës (1860–64), më pas punoi si mësues në gjimnazet në Sankt Pölten dhe Vjenë. [2] Pa publikimit të vëllimit të parë të Centralasiatische Studien, ai u emërua profesor i asociuar i gjeografisë në Universitetin e Grazit në 1877. Në 1881 ai mori gradën e profesorit të rregullt, dhe në 1885, u emërua kryetar i gjeografisë historike në Universitetin e Vjenës. Në 1899 ai u bë anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Vjenës . [1] [3]
Në vitin 1933, rruga Tomaschekstraße, në rrethin Floridsdorf (Vjenë), u emërua në nder të tij. [4]
Vepra
Redakto- Centralasiatische Studien. I. Sogdiana, 1877 – Central Asian studies; Sogdiana.
- Centralasiatische Studien. II. Die Pamir-Dialekte, 1880 – Central Asian studies; Pamir dialects.
- Zur historischen Topographie von Persien. I. Die Straßenzüge der tabula Peutingeriana, 1883 – Historical topography of Persia, The streets of Tabula Peutingeriana.
- Zur historischen Topographie von Persien. II. Die Wege durch die Persische Wüste, 1885 – Historical topography of Persia. II. Routes through the Persian desert.
- Zur historischen Topographie von Kleinasien im Mittelalter, 1891 – Historical topography of Asia Minor in the Middle Ages.
- Die alten Thraker. Eine ethnologische Untersuchung. 3 volumes. Vienna: Tempsky, 1893–1894 – The ancient Thracians. An ethnographic study.
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ a b Thibaut - Zycha, Volume 10 by K. G. Saur Verlag GmbH & Company, Walter De Gruyter Incorporated
- ^ Die feierliche inauguration des rektors der Wiener universität by Universität Wien
- ^ The Geographical Journal, 1901, Volume 18, Page 544.
- ^ Wien Geschichte Arkivuar 3 mars 2017 tek Wayback Machine Tomaschekstraße