Klubi i Shkrimtarve Shqiptarë të Kumanovës

Klubi i Shkrimtarve Shqiptarë të Kumanovës ose shkurt K.Sh.Sh.K, është një shoqëri e shkrimtarëve shqiptar me prejardhje apo vendbanim nga rrethina dhe komuna e Kumanovës.

Qëllimet

Redakto

Klubi merret kryesisht me organizimin e botimit të librave dhe gazetave e revistave letrare.

Historia

Redakto

Kumanova gjithmonë ka qenë pioniere e nismave të shumta me relevancë kulturore, arsimore e kombëtare. Në vitin 1991, një grup artdashësish, të gdhendur me idenë fisnike të zhvillimit e përparimit kulturor të kësaj shoqërie, të porsadalë nga sistemi i njëmendimësisë, themeluan Klubin e Shkrimtarëve Shqiptarë me emrin shumë domethënës ‘Jehona e Karadakut’. Në krye të klubit u vu tanimë i ndjeri Fadil Bekteshi, për të renditur më pas një varg veprash dhe suksesesh. Në vitin 1992 u themelua revista e parë e pavarur shqiptare në Maqedoni për art dhe kulturë Doruntina, dhe nisi rrugën manifestimi tradicional Takimet Poetike të Karadakut, i cili nga viti në vit krijoi reputacionin e duhur në komunitetin tonë kulturor.

Më pas Klubi ‘Jehona e Karadakut’ u drejtua nga shkrimtarët Bejtush Memeti dhe nga Burhanedin Xhemaili në dy mandate, kurse më 29 janar 2012 u zgjodh kryesia e re e udhëhequr nga kryetari Sevdail Demiri.

Festivali i poezisë shqipe në Kumanovë, Takimet Poetike të Karadakut, tradicionisht, çdo 11 mars mbledh poetë të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, për të bashkëbiseduar e komunikuar me vete, dhe për të kujtuar veprën dhe sakrificën sublime të rinisë studentore dhe gjithë dëshmorëve të kombit.

Në kuadër të këtij klubi për çdo vit botohen libra të ndryshëm të sferës së letrësisë dhe kulturës shqiptare.

Veprimtaria

Redakto