Kodi i mallërave 1500 është pjesa e numrave çelës nga 1501 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
1501 Dhjam derri (përfshirë sallon) dhe dhjami i shpendëve, ndryshe nga ai i kreut Nr.0209 apo 1503
1502 Dhjami i gjedheve, deleve apo dhive, ndryshe nga ato të kreut Nr. 1503
1503 Stearina e sallos së derrit, vaj salloje, oleostearine, oleomargarine dhe vaj prej dhjamit, jo në formë emulsive apo të përzier apo të përgatitura ndryshe
1504 Dhjamra dhe vajra dhe fraksionet e tyre, të peshkut apo të sisoreve detare, nëse janë apo jo të rafinuara, por jo të modifikuara kimikisht
1505 Yndyrë leshi dhe substancat yndyrore të rrjedhura prej tyre (duke përfshirë lanolinën)
1506 Dhjamra dhe vajra të tjera me origjinë prej kafshëve dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara, por jo të modifikuara kimikisht
1507 Vaj soje dhe fraksionet e tij, nëse është apo jo i rafinuar, por jo i modifikuar kimikisht
1508 Vaj kikiriku dhe fraksionet e tij, nëse është apo jo i rafinuar, por jo i modifikuar kimikisht
1509 Vaj ulliri dhe fraksionet e tij, nëse jan apo jo të rafinuara, por jo të modifikuara kimikisht
1510 Vajra të tjera dhe fraksionet e tyre, fituar vetëm nga ulliri, nëse janë apo jo të rafinuar, por jo të modifikuar kimikisht, duke përfshirë lidhjet e këtyre vajrave apo fraksioneve me vajrat apo fraksionet e kreut Nr.1509
1511 Vaj palme dhe fraksionet e tij, nëse janë apo jo të rafinuara, por jo të modifikuara kimikisht
1512 Vaj luledielli, vaj safflower (nje bime e ngjashem me gjembaç (Carthamus tinctorius) që kultivohet në Indi) dhe vaj i farave të pambukut dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara, por jo të modifikuara kimikisht:
1513 Vaj i arrës së kokosit,vaj i thelbit të palmës apo i babassu dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara, por jo të modifikuara kimikisht
1514 Vaj burrnoti, kolze apo mustarde dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara,por jo të modifikuara kimikisht
1515 Yndyrna të tjera të fiksuara vegjetale dhe vajrat (duke përfshirë vajin jojoba) dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara, por jo të modifikuara kimikisht:
1516 Yndyrna me origjinë prej kafshëve apo vegjetale dhe fraksionet e tyre, tërësisht apo pjesërisht të hidrogjenizuara, të interesterifikuara, të riesterifikuara apo të elaidinifikuara (të gliceridifikuara), nëse janë apo jo të rafinuara, por jo më tej të përgatitura
1517 Margarine;përzierjet apo përgatitjet e ngrënëshme të vajrave dhe dhjamrave vegjetale apo prej kafsheve apo të fraksioneve të yndyrnave të ndryshme të këtij 1500, përveç yndyrnave të ngrënshme apo të fraksioneve të tyre të kreut Nr.1516
1518 Vajra dhe dhjamra prej kafshëve apo vegjetale dhe fraksionet e tyre,të ziera,të oksiduara,dehidratuara,të sulfurizuara,të shkrira, të polimerizuara nga nxehtësia në vakum ose në gaz inert apo ndryshe të modifikuara kimikisht,duke përjashtuar ato të kreut Nr.1516;përzierjet apo përgatitjet e pangrëneshme të vajrave dhe dhjamrave vegjetale apo prej kafshëve apo të fraksioneve të yndyrnave të ndryshme të këtij Kapitulli,të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër
(1519) - -
1520 Glicerina, bruto;ujrat glicerinë dhe finjat glicerine
1521 Dyllet vegjetale (përveç treglicerideve), dyll blete, dyll dhe spermacete të tjera të insekteve,nëse janë apo jo të rafinuar apo të ngjyrosur
1522 Degras; mbetjet e rezultuara nga përpunimi i substancave yndyrore apo i dylleve vegjetale apo prej kafshëve
Burimi TARIK indeksi shqip