Kodi i mallërave 2900 është pjesa e numrave çelës nga 2901 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
I.HIDROKARBONET DHE DERIVATET E TYRE, TË HALOGJENUARA, TË SULFONATUARA, NITRATUARA APO TË NITROSUARA
2901 Hidrokarbonet aciklike
2902 Hidrokarbonet ciklike
2903 Derivatet e halogjenizuara te hidrokarboneve
2904 Derivatet e sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara të hidrokarboneve, nëse janë apo jo të halogjenizuara
II. ALKOOLET DHE DERIVATET E TYRE, TË HALOGJENIZUARA, TË SULFONATUARA, TË NITRATUARA APO TË NITROSATURUARA
2905 Alkoolet aciklike dhe derivatet e tyre, të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
2906 Alkoolet ciklike dhe derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonaturuara, nitratuara apo të nitrosaturuara
III.FENOLET, FENOL-ALKOOLET, DHE DERIVATET E TYRE TË HALOGJENIZUARA, TË SULFONATURUARA, TË NITRATUARA APO TË NITROSATURUARA
2907 Fenolet ; fenol-alkoolet
2908 Derivatet e halogjenizuara, të sulfonaturuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara të fenoleve apo të fenol-alkooleve
IV.ETERET, PEROKSIDET ALKOOLIKE, PEROKSIDET ETERIKE, PEROKSIDET KETONIKE, EPOKSIDET ME TRE ATOME BRENDA CIKLIT, ACETALET DHE HEMIACETALET, DHE DERIVATET E TYRE TË HALOGJENIZUARA, TË SULFONATURUARA, TË NITRATUARA APO TË NITROSATURUARA
2909 Eteret, eter-alkoolet, eter-fenolet, eter-alkool-fenolet, peroksidet alkoolike, peroksidet eterike, peroksidet ketonike (nëse janë apo jo të përcaktuar kimikisht), dhe derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
2910 Epoksidet, epoksialkoolet, epoksifenolet dhe epoksieteret, me tre atome brenda ciklit, dhe derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
2911 Acetalet dhe hemiacetalet, nese jane apo jo me funksione te tjera oksigjeni, dhe derivatet e tyre te halogjenizuara, te sulfonatuara, te nitratuara apo te nitrosaturuara
V.PËRBËRJET ME GRUPE FUNKSIONORE ALDEHIDE
2912 Aldehidet, nëse janë apo jo me funksion tjetër oksigjeni; polimeret ciklike të aldehideve; paraformaldehide
2913 Derivatet e halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara të produkteve të kreut Nr. 2912
VI.PËRBËRJET ME GRUPE FUNKSIONORE KETONIKE DHE PËRBËRJET ME GRUPE FUNKSIONORE KINONIKE
2914 Ketonet dhe kinonet, nëse janë apo jo me funksion tjetër oksigjeni, dhe derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
VII. ACIDE KARBOKSILIKE DHE ANHIDRITET, HALIDET, PEROKSIDET DHE PEROKSIACIDET E TYRE, DHE DERIVATET E TYRE TË HALOGJENIZUARA, TË SULFONATUARA, TË NITRATUARA APO TË NITROSATURUARA
2915 Acidet monokarboksilike aciklike të saturuara dhe anhidritet, halidet, peroksidet dhe peroksiacidet e tyre; derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
2916 Acidet monokarboksilike aciklike të pasaturuara, acidet ciklike monokarboksilike, anhidritet, halidet, peroksidet dhe peroksiacidet e tyre; derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
2917 Acidet polikarboksilike, anhidritet, halidet, peroksidet dhe peroksiacidet e tyre; derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara , të nitratuara apo të nitrosaturuara
2918 Acidet karboksilike me funksion shtese oksigjeni dhe anhidridet, halidet, peroksidet dhe peroksiacidet e tyre; derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
VIII. ESTERET E ACIDEVE INORGANIKE DHE KRIPËRAT E TYRE, DHE DERIVATET E TYRE TË HALOGJENIZUARA, TË

SULFONATUARA, TË NITRATUARA APO TË NITROSATURUARA

2919 Esteret fosforike dhe kripërat e tyre, përfshirë laktofosfatet; derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
2920 Esteret e acideve të tjerë inorganike (përjashto esteret e halideve hidrogjenike) dhe kripërat e tyre; derivatet e tyre të halogjenizuara, të sulfonatuara, të nitratuara apo të nitrosaturuara
IX. PËRBËRJET ME GRUPE FUNKSIONORE AZOTI
2921 Përbërjet me grupe funksionore amine
2922 Amino-përbërjet me grupe funksionore oksigjeni
2923 Kripërat dhe hidroksidet katërsore të amonit; lecitinet dhe fosfoaminolipidet e tjera
2924 Përbërjet me grupe funksionore karboksiamide; përberjet me grupe funksionore amide të acidit karbonik
2925 Përbërjet me grupe funksionore karboksimide (përfshirë sakarinën dhe kripërat e tij) dhe përbërjet me grupe funksionore imine
2926 Përbërjet me grupe funksionore nitrile
2927 Përbërjet diazo-, azo-, apo azoksi
2928 Derivatet organike të hidrazinës apo të hidroksilamines
2929 Përbërjet me funksione të tjera azoti
X. PËRBËRJET ORGANO- INORGANIKE, PËRBËRJET HETEROCIKLIKE, ACIDET NUKLEIKE DHE KRIPËRAT E TYRE, DHE SULFONAMIDET
2930 Përbërjet organo-sulfurike
2931 Përbërje të tjera organo-inorganike
2932 Përbërjet heterociklike vetëm me heteroatome(s) e oksigjenit
2933 Përbërjet heterociklike vetëm me hetero-atome(t) e azotit
2934 Acidet nukleike dhe kripërat e tyre;të apo jo të definuara kimikisht, përbërje të tjera heterociklike
2935 Sulfonamidet
XI. PROVITAMINAT, VITAMINAT DHE HORMONET
2936 Provitaminat dhe vitaminat, natyrale apo të riprodhuar nga sintezat (përfshirë koncentratet natyrale), derivatet prej tyre të përdorura kryesisht si vitamina, dhe ndërpërzierjet e mallrave të sipërshkruar, nëse janë apo jo në ndonjë tretës
2937 Hormonet,prostaglandins,tromboksanet dhe leukotrienet,natyrale apo të riprodhuara nga sintezat;derivatet prej tyre dhe strukturat analoge,përfshirë zinxhirat polipeptide të modifikuar,të përdorura kryesishte si hormone
XII. GLYKOCIDET DHE ALKALOIDET VEGJETALE, NATYRALE APO TË RIPRODHUARA NGA SINTEZAT, DHE KRIPËRAT, ETERET, ESTERET DHE DERIVATET E TJERA TË TYRE
2938 Glykosidet, natyrale apo të riprodhuara nga sintezat, dhe kripërat, eteret, esteret dhe derivatet e tjera të tyre
2939 Alkaloide vegjetale, natyrale apo të riprodhuara nga sintezat, dhe kripërat, eteret, esteret dhe derivatet e tjera të tyre
XIII. PËRBËRJE TË TJERA ORGANIKE
2940 Sheqernat, kimikisht të pastra, përveçse saharozës, laktozës, maltozes, glukozës dhe fruktozës; eteret dhe esteret e sheqerit dhe kripërat e tyre, përveçse produkteve të kreut Nr. 2937, 2938 apo 2939
2941 Antibiotiket
2942 Përbërje të tjera organike
Burimi TARIK indeksi shqip