Kodi i mallërave 4400 është pjesa e numrave çelës nga 4401 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
4401 Druri si lëndë djegëse, në kërcunj, në kopace, në degë, në shkarpa apo në forma të ngjashme; druri në ashkla apo në copa; tallash dhe mbetje dhe kthime të drurit, nëse janë apo jo të aglomeruar në kërcunj, briketa, sfera apo në forma të ngjashme
4402 Qymyri i drurit (përfshirë qymyrin e lëvozhgave apo të arrave), nëse janë apo jo të aglomeruara
4403 Dru i papërpunuar, nëse është apo jo i zhveshur nga lëkura apo i është hequr lëngu, apo thjesht i skuadruar
4404 Dru i prerë në formë fletash; furka të çara; shtylla, hunj dhe kunja prej druri, të prehur në maje por jo të sharruar për së gjati; shkopinj druri, të punuar trashe por jo të kthyer apo të përkulur apo të punuar ndryshe, të përshtatshme për prodhimin e bastuneve, çadrave, dorëzave të veglave apo të ngjashmeve të tyre; çifla druri dhe të ngjashmet e tyre
4405 Lesh druri; miell druri
4406 Shina apo traverse druri per hekurudhat apo tramvajet
4407 Dru i sharruar apo i prerë për së gjati, i prerë në feta apo i qëruar, nëse është apo jo zdrukthtuar, poliruar me shpan apo ngjitur nga kllapat bashkuese, të një trashësie me tepër se 6 mm
4408 Fleta rimesoje dhe fleta për kompesate (nëse janë apo jo të bashkuara tek fundet) dhe dru tjetër i sharruar për së gjati, të prerë në feta apo qëruar, nëse janë apo jo të zdrukthtuara, polimeruar me shpan apo ngjitur me ane të kllapave bashkuese, të një trashësie jo më tepër se 6 mm
4409 Dru (përfshirë shiritat dhe pllakat për dysheme parketi, jo të bashkuara) të profiluar (bashkuar me gjuhëz apo me pllaka, në formë ulluqesh, në formë shiritash, me fole apo me buzë, të zgavruara, bashkuar në formë V, në formë rruazash, të rrumbullakosura apo në forma të ngjashme) përgjate çdo nga anët apo faqet e tij, nëse janë apo jo të zdrukthtuara, të polimeruara me shpan apo të ngjitur nga kllapat bashkuese
4410 Pllake zdrukthi, panelet në formë shiritash të orientuar dhe panele të ngjashme (p.sh dhe panelet vafër) prej druri apo prej materialeve të tjera drusore, nëse janë apo jo të aglomeruar me rezin apo substanca të tjera organike lidhëse
4411 Panele fibrash prej druri apo prej materialeve të tjera drusore, nëse janë apo jo të lidhur me rezin apo me substanca të tjera organike
4412 Kompesate, panele rimesoje dhe dru i petëzuar i ngjashëm
4413 Dru i densifikuar, në blloqe, pllaka, shirita apo forma profil
4414 Skelete druri për pikturat, fotografite, pasqyrat apo objekte të ngjashme
4415 Kutite paketuese, arka, senduqe, tambure dhe paketues të ngjashëm, prej druri; tambure prej druri për kabllo; paletet, kutite e paleteve dhe panele të tjera për ngarkim, prej druri; mbështjellëset e paletave prej druri
4416 Fuçite, buçelat, cilindrat, kadete, govatat apo vaskat dhe artikuj të tjerë të vozaxhinjve si dhe pjesët e tyre, prej druri, përfshirë edhe rrethat e fuçive
4417 Veglat, trupi i veglave, dorëzat e veglave, trupi dhe dorëzat e furçave dhe të fshesave, prej druri; kallëpet e këpucëve, prej druri
4418 Artikuj të zdrukthtarise dhe pjeset e armaturave prej druri të përdorura në ndërtim, përfshirë panelet qelizore të drurit, panele të bashkuara për dysheme, petavrat e çative
4419 Paisje të tavolinës dhe mjete të tjera të kuzhinës, prej druri
4420 Mozaik në dru dhe zbukurime të brendshme në dru; kutite e tualetit apo të takëmeve të ngrënies, dhe artikuj të ngjashme prej druri; statuja dhe ornamente të tjera, prej druri; artikujt prej druri të mobiljeve që nuk futen në Kapitullin 94
4421 Artikuj të tjere prej druri
Burimi TARIK indeksi shqip