Kompleksi i sahatit në Vlorë

monument kulture në Shqipëri
(Përcjellë nga Kompleksi Sahati)

Kompleksi Sahati është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "Nr. Vendimi 654 , Dt. 09.11.2006".

Kompleksi Sahati
Kompleksi i sahatit në Vlorë is located in Earth
Kompleksi i sahatit në Vlorë (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaVlorë, Qarku i Vlorës, Shqipëri
Koordinatat40°28′23″N 19°29′27″E / 40.473028°N 19.490877°E / 40.473028; 19.490877
NdërtuarViti 1918/Shekuli XX
Organi drejtuesDRKK Vlorë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
PërcaktuarNr. Vendimi 654 , Dt. 09.11.2006
Nr. i referencësVL089
TipologjiaNdertese shoqerore

Përshkrimi

Redakto

Është ndërtuar në vitin 1918, me interesimin e Ali Asllanit (kryetar bashkie në atë kohë) dhe është financuar nga tregtarët e qytetit. Përveç anës funksionale ka edhe vlera estetike. Merkata dhe sahati është projektuar nga specialistë italiane. Ka shërbyer si pike referimi për qytetin dhe qendrën tregtare. Në këtë objekt është bërë futja e strukturave dhe teknologjive te reja si betoni i armuar dhe lidhëset me çimento. Në vitin 1996 ndërtesa është trajtuar me punime restauruese në mjediset e brendshme dhe fasadat e jashtme. Janë me interes në këtë monument prania e ornamentikës në kornizat dhe rozetat me motive patriotike, nga te cilat dallohen: portreti i Skënderbeut me pamje nga balli i ndërtesës dhe shqiponja dykrenare me pamje nga lindja[2]

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto