Kompleksi arkitektonik në Maletaj
Kompleksi arkitektonik në Maletaj është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në Maletaj (ish Gumnisht, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.[2]
Kompleksi arkitektonik në Maletaj | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Gumnisht, Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 4012 |
Përmbledhje
RedaktoMaletaj ose Gumnishta ndodhet 18 kilometra në anën veri-lindore të Komunës së Vushtrrisë. Në këtë fshat gjendet lokacioni Dardan i quajtur Katunishte. Nënstruktura e këtij lokacioni ndodhet në një luginë që ka formën e shkronjës T. Ka tre hyrje dhe është e gjitha e mbyllur. Hyrja kryesore quhet "Dyert e Katunishtës". Pranë këtij lokacioni ndodhet "Kodra e Kishës" ku është bazamenti i kishës. Asnjë nga këto lokacione nuk është studiuar ende.[3]
Në këtë fshat u gjet një altar i periudhës së antikitetit, me mbishkrim që ende nuk është deshifruar sepse është shumë i dëmtuar. Mikrotoponimet në Maletaj: Mali i Kurorës, Përroi i Perëndeshës, Kodra e Vencit, Përroi mbi Torishtë, Çezma e Matës, Çezma e Nikës etj.[3]
Galeria
Redakto-
Mbishkrim nga një Kullë në Gumnisht (Maletaj)
-
Altar parahistorik nga Gumnishti (Maletaj)
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Sallahu, J.; Rexhepi, B; Xhema, B; Kastrati, Z (2017). Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë [Issues from the history of Vushtrri and its surroundings]. Prishtina: Faik Konica. fq. 91-92. ISBN 978-9951-06-672-3.
- ^ a b Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosoves-Vushtrria, Prishtine, 2005, fq.182
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine