Kompleksi i Xhermëhallës
monument kulturor në Shqipëri
(Përcjellë nga Kompleksi i Xhemahallës (Delvinë))
Kompleksi i Xhemahallës ose Xhamia Mbret (i referuar edhe si Kompleksi urbanistik në lagjen "Lejla Malo") është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Delvinës, në qarkun e Vlorës, Shqipëri [1]. Xhamia e kompleksit është një ndër xhamitë e para të ndërtuara në Shqipëri, xhamia-mbret e Xhermehallës në Delvinë. Kompleksi islam i vitit 1682, i vetmi për nga arkitektura në territorin shqiptar, është monument kulture i kategorisë së parë. Kompleksi nis me Çesmën e Llutroit, një monument i ndërtuar me harqe guri dhe një sistem kompleks kanalizimesh që furnizonin me ujë hamamin, medresenë dhe xhaminë.
Kompleksi i Xhemahallës Kompleksi urbanistik në lagjen "Lejla Malo" | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Delvinë, Vlorë, Shqipëri |
Koordinatat | 39°56′43″N 20°05′31″E / 39.945278°N 20.091944°E |
Ndërtuar | Shek. XIV |
Organi drejtues | DRKK VLORË |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | NR.1886. Datë . 10.06.1973 |
Nr. i referencës | DL019 |
Tipologjia | Tyrbe, Xhami. Urë , Çezëm, Hamam |
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI DELVINËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 tetor 2019. Marrë më 11 tetor 2016.