Konispoli
Konispol është një vendbanim në Shqipëri.
Konispol | |
---|---|
Popullsia | 3.000 |
{{{postal_code_type}}} | 9705 |
Faqja zyrtare | www.sarandaweb.net |
Gjeografia
RedaktoNga veriu qyteti Konispol kufizohet me fshatin Shalësin dhe Malin e Saraqindit, nga jugu me fshatin Lopësin (fshat i Çamërisë së robëruar), nga jug-perëndimi me Sajadhën, nga jug-lindja me Kockën (fshat çam matanë kufirit), nga lindja me Vërvën e Dishatin, nga perëndimi me Shkallën e Çiflikun. Konispoli është vendbanimi më në jug të Shqipërisë, i shtrirë në një luginë me lartësi 400 metra mbi nivelin e detit, afër kufirit me Greqinë. Sajadha është rreth 10 kilometra larg. Më 2005 u hap pika kufitare e Qafë-Botës. Konispoli ka këto lagje: Aliagàtë, Bregu i Koçit, Çuçat i Sipërm, Çuçat i Poshtëm, Fundi i Dushkut, Llanxatë, Pirratë, Qesaraiz (ose Qesarajza), Shehàtë.[1]
Toponimet të qytezës Konispol:[2]
- Ahuri i Bellos - në P. të qendrës së qytezës.
- Ar’ e Hoxhës – kullotë, në J.
- Ar’ e Meros - arë, në V.
- Ara e Rrodhe - ara, në J.
- Ara Hirokum - ara, në J.
- Arat e Dine Beqirit - ishin ara, sot kullota, në J.
- Arat e Madanit - ara në mal, në J.
- Arat e Shumanjet - ara, në J.
- Armirua/oi - mulli, në VP.
- Azvesaréja - ara, në J.
- Baltëz/a - vend ku dheu është i bardhë. Këtë dhe vendasit e kanë përdorur për të lyer shtëpitë në vend të gëlqeres, në J.
- Barmihu - kodër me shesh, në P.
- Bellojume/a – shesh, në J.
- Bërdhënjtë - përrua.
- Bogaz/i - fushë, në VP.
- Bot e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në VL.
- Bregu (i) Agait - faqe mali, kullotë, në JP.
- Bregu (i) Bedulit - breg, në L.
- Bregu i Dàules - breg në të cilin dikur ka rënë daulja në muajin e ramazanit apo për mbledhjen e popullit në kuvend, në JP.
- Bregu (i) Kalasë - breg në të cilin dikur ka qenë një kala, në L.
- Bregu (i) Kallmit – breg, në J.
- Bregu (i) Kamberit - breg, në P.
- Bregu (i) Koçit - kodër në të cilën ndodhet lagja me të njëjtën emër, në L.
- Bregu (i) Manastirit - breg në të cilin ndodhen rrënojat e një manastiri, në J.
- Bregu (i) Manetës - breg, në J.
- Bregu (i) Morrit - breg në të cilin thonë se kanë qenë mburritur barinjtë, prej kësaj rrjedh ky emër, në P.
- Bregu (i) Niso Petrës - breg, në P.
- Bregu i Qosalekës - breg, në P.
- Bregu i Sterrës - sterrë e lashtë, në P. Aty arkeologët kanë zbuluar banesa të lashta.
- Bregu i Velenjet - breg në afërsi të qendrës.
- Brezi i Gurtë – brezagur, në J.
- Brigjez/a - kullotë kodrinore, në P.
- Brim’ e Peponit - shpellë, në V.
- Brimat e Zilfate - vrima, në tokë, në JL.
- Brimat e Zhakës - sterra të thella në Manetë, në J.
- Bùar/i - kodër që e përdonin për kullotë, në periferi të qytezës.
- Buhar/i - kodër shkëmbore, në P.
- Burim i Ballit - burim, në L.
- Burim i Kumures - burim, në J.
- Burim i Kandalit - burim, në J.
- Burim i Manetës - burim, në J.
- Burim i Meçanjet - burim i cili shter në verë, në J.
- Burim i Shkallës - dy burime të cilit kanë shterur, në P.
- Buz’ e Çaparos - buzë mali, në V.
- Buz’ e Çarë - shpat mali, në V.
- Buz’ e Manetës - buzë mali, në J.
- Buz’ e Saraniqit - buzë mali, në J.
- Buzoz/i - kodër, në L.
- Butas/i - breg, në L.
- Çengel/i - kullotë, në J.
- Çuk’ e Ajtoit - kodër e lartë, në P. Aty ndodhet një gërmadhë kalaje të lashtë.
- Çuk’ e Tuflisit - majë kodre e veshur me lisa, në V.
- Dumazho/ua - arë, në V.
- Dylbetë - gërmadha dylbesh në lagjen Llanxat, në L.
- Fier/i - vend ku ka pasur fier, në P.
- Fiku i Kallamiçit - fik i veçuar në të cilin hanin barinjtë kur ky piqte kokrrat, në P.
- Fiqt e Lulanjet - kodër ku dikur ka pasur fiq, në P.
- Fush’ e Manastirit - ara, në V. Dikur aty ka pasur një manastir.
- Gorricat e Harunit - vend me gorrica, në J.
- Grav’ e Bine - shpellë, në JP.
- Grav’ e Birbilit - shpellë, në J.
- Grav’ e Çaparos - shpellë, në V.
- Grav’ e Kërshëmoit - shpellë, në V.
- Grav’ e Kuqe - shpellë ku dheu përreth është i kuq, në VL.
- Grav’ e Xhaferit – shpellë, në V.
- Grav’ e Zezë - shpellë në përrua, në L.
- Gravat e Mesogunit - shpella, në J.
- Gravat e Qafës Badhrrit - shpellë, në V.
- Grik’ e Karterit - grykë kodrash, në P.
- Grop’ e Buarit - vend gropë ku ndodhen vorreza, në JP.
- Grop’ e Burimit - burim, në J. Ujët e këtij burimi rrjedh në Kroin e Manetës.
- Grop’ e Eminit - vend gropë i cili përdoret si kullotë, në P.
- Grop’ e Hajsomerit - vend i shtruar (i sheshtë) ku dikur mblidheshin burrat në kuvend, në P.
- Grop e Lofatës - vend gropë mes malesh, në V.
- Grop’ e Meçes - qafë me disa ara të cilat punohen, në VP.
- Gur i Dosës - shkëmb, në J.
- Gur i Klishës – në J.
- Gur i Konikës - shkëmb i madh në mal, në V.
- Gur i Magjes - dy gurë të mëdhenj njëri mbi tjetrin të cilët kanë formën e magjes, në J.
- Gur i Plakës – shkëmb, në J. Është një gur i gjatë më këmbë. majë këtij guri shikon Çamërinë e veriut. Thonë se aty një plakë doli në muajin e marsit me bagëti, dhe nga të ftohtit e madh që bëri ngriu me gjithë kope.
- Guri Qosalekë – kodër, në J.
- Han/i - gërmadhat e një han, në VP.
- Hjers e Poshtëme - kullotë, në P.
- Hjers e Sipërme - tokë djerr, në L.
- Hund e Erës - vend në Saraqind ku del një erë e ftohtë por nga një herë edhe e ngrohtë, në V.
- Hund e Turuliut - hundë kodrine, në J.
- Kamarja e Dines - kamare në shkëmb, në J. Aty Dine Fejzua nga Konispoli (koha osmane), thonë se ka gjetur një poçe me flori.
- Kandal/i - kullotë, në J.
- Karsitë - grumbull shtëpijash, afër qendrës.
- Këllotje Buarë - në J.
- Këllotja e Krushmoit - kullotë, në J.
- Këllotja Mandille - në J.
- Këmb(a) e Fikut - këmbë mali, në J.
- Këmb(a) e Gurit - këmbë mali, në J.
- Këm’ e Gjatë - në J.
- Këmb’ e Habilit - këmbë mali ku dikur ka pasë vreshta, në V.
- Këmb’ e Lucës - këmbë mali, në JL.
- Këmb’ e Mesit - këmbë mali, në J.
- Këmb’ e Sharrës - këmbë mali e veshur me ullinj, në L.
- Këmb’ e shkurtër - këmbë mali, në J.
- Këmb’ e Shurit - këmbë mali, në JP.
- Klisha - gërmadhë kishe.
- Klish’ e Milesë - gërmadhë kishe, në V.
- Klish’ e Nartës - gërmadhë e një kishe me këtë emër në mal, në J.
- Klisha e Psallmit - gërmadhë, në P.
- Kojdhelja e Fikut - udhë kojdhele, në J.
- Kojdhelja e Gjatë - kojdhele, në L.
- Kojdhelet e Manetës - rrugë e kalldrëmtë me dredha, në J.
- Kojdhela e shkurtër – kojdhele, në J.
- Kojdhelja e Rrokullisur - kojdhele që zbret thikë më të poshtë, në J.
- Koqësi - arë e kullotë, në mal, në V.
- Kroi i Agait - krua në lagjen Llanxat, në L.
- Kroi i Buarit - krua, në JP.
- Kroi i Çiçirakut - krua në qendër.
- Kroi i Manetës - krua në lagjen Shehat, në J.
- Kroi Nartës (Manetës) - në J.
- Kroi i Sipërm - krua, në J.
- Kroi i Shelqit - krua, në L.
- Ksereja - shesh, kullotë, në JP.
- Kufolloq/i - mone bagëtish, në P.
- Kuko/ua - kullotë, në P.
- Kull’ e Koçit - shkëmb, në P.
- Kull’ e Takenje - kullë e fisit të Takës, në Vrinë, në VP.
- Leko/ua - ara, në P.
- Lera e Arave Drejta - lerë, në L.
- Lera e Likojanit – lerë, në L.
- Lëma e Arave Drejta - lëmë, në V.
- Lëma e Bërdhënjës - lëm i shtruar me pllaka guri, në VP.
- Lëm’ i Butësit - lëm me pllaka prej guri, në L.
- Lëma e Hasanikës (Hasan Nikës) - sot arë e kullotë, në VP.
- Lëm’ i Kamberit - lëm i gurtë, në P.
- Lëm’ i Kostaqit - lëm me pllaka prej guri, në P.
- Lëm’ i Kuçukanje - lëm me pllaka prej guri, ka qenë pronë e fisit Kuçuku.
- Lëm’ e Labit - lëmë i shtruar me pllaka guri, në L.
- Lëm’ e Malanjet - lëm i gurtë, në P.
- Lëm’ e Qafëbadhrit - lëm i vjetër i shtruar me pllaka guri, në VL.
- Lëm i Qafës Vogël - lëm i shtruar me pllaka guri, në VL.
- Lëma e Qershisë - lëm i gurtë, në VL.
- Lëm’ e Sulanjet - lëm i gurtit, në J.
- Lëm’ e Tozos - lëm me pllaka guri, në V.
- Lëma e Qershisë - lëm i gurtë, në J.
- Lëm’ e Zhigoit - lëm i shtruar me pllaka guri, në V.
- Lëma Mejdan - lëm, në J.
- Likojani - qafë, në J.
- Lis i Beut - lis i vjetër, në VP.
- Lis i Nëndur - shpat mali, në J.
- Lis i Pirros - lis i lashtë, në VP. Aty ndodhen gërmadha muresh të lashtë.
- Lis i Tushes - lis në një kullotë, në VP.
- Lizmë/a – kullotë, në P.
- Lucaz/t - ara e prroje që mbajnë ujra, në L.
- Lulebardhë/a - kullotë në afërsi të detit, në P.
- Lulebardhë/a - fushë mes kodrash, në P.
- Lumi (i) Bogazit - lum i vogël, në V.
- Mali i Nartës - kodër e lartë në kufi, në J.
- Mal i Saraqindit - breg i lartë, në VL.
- Mali (i) Orlës - mal, në P.
- Maliorafe - kodra që punohen, në P.
- Mallathritë - kullota, në P.
- Manastiri - rrënoja të një manastiri, në fushë, në V.
- Medrese/ja - sot e kthyer në depo, në qendër.
- Mera e Saraqindit - kullotë, në V.
- Mera e Vélanjit - kullotë, në V.
- Mesonjez - breg, në L.
- Mesovuni Math - kullotë, në J.
- Mira e Kallmit - kullotë, në L.
- Moçali (i) Kamares - vend moçal, në P.
- Moneja e Brigjezës - kullotë ku dikur ka qenë një mone bagëtish, në P.
- Moneja e Gropës Buarit - kullotë, në P.
- Moneja e Lumbardhës në Lulanj - në P.
- Monet e Mullenjet - kullotë ku Mullenjt kanë pasur monetë e bagëtive, në P.
- Monodhendër/a - një pemë e vetmuar, në JL.
- Muçobaç/i - baçe, në P.
- Mulliri (i) Agait - gërmadhë e një mulliri, në V.
- Mulliri (i) Bogazit – gërmadhë e një mulliri, në V.
- Nartë/a – mal, në J.
- Orrla e Sipërme - kullotë, në P.
- Ostrovil/i - kullotë, në J.
- Pagane/ja - kodër, në P.
- Pilli Cenez - pyll, në J.
- Pilli (i) Badesë - pyll, në V.
- Pilli (i) Badunit - vend i çpyllëzuar.
- Pill’ e Dushit - pyll me lisa, në JL.
- Pill’ i Likojanit - pyll, në J.
- Pill i Nartës - pyll, në J.
- Pill i Nëndur - pyll me shkoza e shkurre, në J.
- Pill i Saraqindit - pyll, në V.
- Pllaj’ e Çiçirikut - pllajë e veshur me ullinj, në afërsi të qendrës.
- Prroj i Agait - përrua, në qendër.
- Prroj i Boshkës - përrua, në P.
- Prroj i Botkuqes - përrua i madh, në L.
- Prroj i Çiçirikut - përrua në afërsi të qendrës.
- Prroj i Derrit - përrua, në J.
- Prroj i Djàloshit - përrua, në V.
- Prroj i Gjatë - përrua mali i thellë, në V.
- Prroj i Gjonit - përrua, në V.
- Prroj i Kallogresë - përrua i cili kalon mes tregut.
- Prroj i Korbit - përrua, në V.
- Prroj i Lithit - përrua, në V.
- Prroj i Makos - përrua, në L.
- Prroj i Maligait - shpat me një greminë, në V.
- Prroj i Manetës - përrua, në J.
- Prroj i Mjalcës - përrua, në J.
- Prroj i Nartës - përrua, në JP.
- Prroj i Pirros - përrua në qendër.
- Prroj i Qenerajzës - përrua, në JL.
- Prroj i Sali Mangës - përrua, në V.
- Prroj i Sherrit – përrua, në L.
- Prroj i Toros – përrua, në J.
- Prrojet e Asafit - përrua e ara, në L.
- Pus i Çazes - pus i vjetër, në P.
- Pus i Mites - pus, në P.
- Pus i Psimenit - pus i thellë, në P.
- Qaf’ e Botës - qafë kodrinore, në P.
- Qaf e Bardhit - qafë kodrinore, në V.
- Qaf e Cjepurit - qafë kodrinore në mal, në V.
- Qaf’ e Hanit - qafë kodrinore, në VP.
- Qiurët e Hjersës Sipërme - 5-6 qivurë të vjetër, në J.
- Qaf’ e Likojanit - qafë kodre, në J.
- Qaf’ e Lucës - qafë e pazarit, në J.
- Qaf’ e Madhe - qafë kodrinore, në J.
- Qaf’ e Pazarit – qafë bregoreje, në qendër.
- Qaf’ e Purriut - qafë, në J.
- Qaf’ e Qershisë - qafë, në VL.
- Qaf’ e Stismave - qafë kodrinore ku ka pasur banesa të vjetra, në V.
- Qaf’ e Vogël - qafë, në J.
- Qiuri Husejn Hasanit - në Vardhar, në P.
- Qosalekë/a (Qosja Lekë) - mone bagëtish rrëzë malit, në P. (fjala qose e shquar te çamët bën qosa dhe jo qosja, pra, gërma j nuk përdoret në emrin e shquar).
- Rrah/u - fushë, në P.
- Rrap i Kareçit - rrap te Varri i Kareçit, në P.
- Rrap i Lulbardhës - kullotë ku ka qenë një rrap shekullor, në P.
- Rrap i Pazarit - rrap shekullor, në qendër.
- Radhoi (i) Saraqindit - brez shkëmbor, në V.
- Rrap i Shehatit - rrap, në qendër.
- Rrëz e Poshtëme - në P.
- Rrëz e Sipërme - në VP.
- Rrëz e Takanje - rrëzë mali, kullotë, në VP.
- Sterra e Duhananjet - sterrë, në J.
- Sterra e Goxhenjet - sterrë, në J.
- Sterra e Milesë - sterrë e thellë që mban ujë të pijshëm, në V.
- Sterra e Pashanjit - sterrë, në qendër.
- Sterra e Takanjet - sterrë, pranë qendrës.
- Sterra e Kuramanj - sterrë në afërsi të qendrës.
- Sterraz - guvë në mal e cila mbledh ujë, në V.
- Sheshi (i) Kallajxhiut - vend gropë, në P. Thuhet se një kallajxhi ka fshehur florinjtë në atë vend.
- Shesh i Pèlazit - shesh në një kodrinë, në V.
- Shëndodhër - kullotë buzë një përroi, në P.
- Shënkollë/a - kullotë, në P.
- Shkalla e Konispolit - shkallë shkëmbore, në VL.
- Shkëmb/i - kodër, në P.
- Shkëmbi i Bufit - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Çuçatit - shkëmb me një kullotë përreth, në J.
- Shpella e Ajtoit – shpellë, në P. Kjo shpellë nxën rreth 200 kokë bagëti t’imta.
- Shpella e Begdashit – shpellë, në V. ku strehoeshin pëllumba t’egër.
- Shtrung e Lulbardhës - shtrung e vjetër, në P.
- Topçi - kodra më e lartë, në J.
- Tufalis/i - majë e lartë e veshur me lisa, pikë dominuese, në V.
- Udh’ e Buarit - udhë e kalldremtë e kohës osmane, në VP.
- Udha e Re - udhë, në VL.
- Ujët e Burimit - burim, në P.
- Ujët e Kamares - burime që dalin nga toka. Këta furnizojnë Konispolin me ujë të pijshëm, në P.
- Ujët e Qelbur - kullotë, në P.
- Ura e Gurtë - urë përroi me hark, në VP.
- Urat e Gropës Vulës - urë e gurtë, në VP.
- Vardhar/i - shpat mali, në VL.
- Varr i Hysen Hasanit - varr i vjetër, në P.
- Varroshi në Verrez - varr i vjetër, në L.
- Vasilikua/oi - krua, në P. Këtë krua thonë se e ka ndërtuar Vasilika gruaja e dytë e Ali Pashë Tepelenës.
- Verret e Klishës - varre të vjetra, në P.
- Verret e Llanxatit - varre të vjetra, në V.
- Vidhat e Bodenës - dikur në këtë vend kanë qenë vidha, sot nuk ekzistojnë, në P.
- Vidhaz - pyll me dushk e vidha, në V.
- Vithismat - vend buzë, poshtë saj një humnerë. Vendi është vithisur nga ujrat, në J. Ky vend gjendet përtej Përroit të Manetës.
- Vreshtat e Gjishit - kullotë, në J.
- Vreshtat e Aliagatit - sot kullotë, në P.
- Vreshtat e Çuçatit - kanë qenë vreshta, sot kullotë, në P.
- Vreshtat e Shehatit - kanë qenë vreshta, sot kullotë, në P.
- Vrinë/a - fushë e fisit të Takanjve, në P.
- Vurku i Agait - ara, në V.
- Xarrë/a - kullota, në P.
- Xuarth/i i Math - kodër, në J.
- Xuarthi i Vogël - kodër, në J.
- Xhamia e Aliagatit - xhami afër qendrës.
- Xhamia e Çuçatit - xhami e lagjes Çuçat.
- Xhamia e Llanxatit - xhami e lagjes Llanxat.
- Xhamia e Pashanjet - në afërsi të qendrës.
- Xhamia e Shehatit - xhami e fisit të Shehatëve.
Demografia
RedaktoKonispoli ka 3.500 banorë (2004) dhe konispolatët flasin dialektin çam. Konispoli eshte selia e komunës Konispol dhe të fshatit Çiflik qe eshte banuar nga shqiptarë ortodokse. Nuk ka minoritet greke në këtë zonë.
Familjet në qytezën Konispol:[3]
Lagja Aliagàtë: Çokalenj, Hanianj, Màlanj, Sùlanj, Vélanj.
Lagja Bregu i Koçit: Balanenj, Arapaj, Badénj, Bejdanj, Beqanj (Poponénj, të thirrur me përbuzje), Bellénj,Bilalaj Hoxhénj,Shehanj, Sherranj, Tahirénj, Zejnaj.
Lagja Çuçatë: Bàçanj, Bejdanj, Bellanj, Çazanj, Çelipish, Dalanénj, Dinénj, Hajrullénj,Muderizènj Kaléshanj, Kuçulanj (edhe në Dhërmi-Himarë), Manénj, Mullénj, Véshanj (edhe në Gumenicë e Ramicë të Vlorës), Xhù/ja.
Lagja Llanzatë: Begénj, Hasanénj, Haxhivelenj, Karamusanj, Karéçanj, Kaveçanj, Kuramanj, Madananj, Mehmetanj, Plakanj (plaku), Sulanj, Shehanj, Taqanj.
Lagja Pirratë: Birbili, Kacanj, Ligoratë (Luaratë, të ardhur nga fshati Luarat i Margëlliçit - Çamëri), Mishanj, Muderrizanj, Nurka, Peka.
Lagja Qesarajza: Aliço, Dushi, Husi, Jahanj.
Lagja Shehatë: Alushanj, Buqanj, Korranj, Takanj, Vodenanj (Vodena).
Familje të tjera në Konispol: Gaxhéli (nga Filati), Labi, Sejkatë, Sharrenj, Zotanj, etj.
Ekonomia
RedaktoNje pjese e madhe e popullsise punojnë në Greqi ne sezone te ndryshme pune dhe nje pjese nga keta,jane te stacionuar te perhershem. Veç emigracionit, fale pozites gjeografike, popullsia e Konispolit merret me bujqësi, frutikulture dhe blegtori.
Kultura
RedaktoHistoria
RedaktoEmri i vendbanimit Konispol rrjedh nga kon'c (коньць) dhe polya (поля), fjalët sllave, të cilat i referohen fundit të një fushe. Zona ishte pjesë e rajonit të lashtë të Epirit dhe ishte i banuar nga Kaonët. Në 1943, Konispoli u bë i njohur si fushëbeteja e një konflikti të ashpër mes njësive gjermane, Çamëve nga krahina Thesprotia në Greqi e batalionit Nuri Dino dhe rezistencës komuniste shqiptare. Më 8 tetor 1943 u zhvillua një takim i grupeve të rezistencës komuniste shqiptare dhe greke. Pakicat shqiptare dhe greke ndodheshin në të dy anët e kufirit, për shkak të mosmarrëveshjeve midis lëvizjeve komuniste, ndaj ishte planifikuar një seli e veçantë për njësitë e rezistencës komuniste të minoritetit grek në Shqipëri. Në vitin 1992, u zbuluan 7 shpella në veri të qytetit që datonin nga Epoka e vonë e Paleolitit deri në Epokën e Hekurit.
Shih edhe
Redakto
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 61-62.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 62-68. Treguan: 1) Teme Kasëmi, 79 vjeç, bari, autodidakt, nga Konispoli. 2) Fejzo Taka, 38 vjeç, punëtor, me arsim 7-vjeçar, nga Konispoli. Konispol, më 21.8.1980.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 61-62.
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |