Kontesha e Hong Kongut (1967 film)
film
Kontesha e Hong Kongut është filmi i fundit i Çarli Çaplin, realizuar në vitin 1967. Lamtumira e Çaplin me një film komik i perceptuar me opinione më shumë negative në Shtetet e Bashkuara, por përkundrazi në Europë u shikua me më shumë dashamirësi. Në Kontesha e Hong Kongut luajnë në role kryesore Marlon Brando dhe Sofia Loren. Historia e filmit vjen nga një eksperiencë nga jeta e Çarli-t kur po udhëtonte në Francë, ku u takua me një grua pa pasaportë që shëtite botën, sic thuhet në librin e tij të vitit 1922, My Trip Abroad.