Kostaq Kota

politikan shqiptar
This is the stable version, checked on 23 tetor 2022. Template changes await review.

Kostaq ose Koço Kota (Korçë, 1889 - Burgu i Burrelit, 1949) ka qenë senator, kryetar i Kuvendit, ministër dhe kryeministër shqiptar.

Kostaq Kota
Kryeministër
Në detyrë
10 shtator, 1928 – 5 mars, 1930
Paraprirë ngajozyrtarisht Hiqmet Delvina
Pasuar ngaPandeli Evangjeli
Në detyrë
9 nëntor, 1936 – 7 prill, 1939
Paraprirë ngaMehdi Frashëri
Pasuar ngaXhaferr Ypi
Ministër i Punëve të Brendshme
Në detyrë
11 maj, 1928 – 13 janar, 1930
Paraprirë ngaAbdurraman Dibra
Pasuar ngaMusa Juka
Zëvendësisht ministër i Punëve Botore
Në detyrë
9 nëntor, 1936 – 7 prill, 1939
Paraprirë ngaNdoc Naraçi
Pasuar ngaIzedin Beshiri
Kryetar i Dhomës së Deputetëve
Në detyrë
1 qershor, 1925 – 7 qershor, 1928
Paraprirë ngaPetro Poga, Eshref Frashëri
Në detyrë
21 nëntor 1932 – 10 shkurt 1937
Pasuar ngaPandeli Evangjeli
Zëvendësisht ministër i Arsimit
Në detyrë
3 mars – 15 prill 1924
Paraprirë ngaRexhep Mitrovica
Pasuar ngaFahri Rashiti
Të dhëna vetjake
U lind më1889
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më1949
Burgu i Burrelit, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiPolitikan

Biografia

Redakto

U lind në Korçë në vitin 1889. I ati i Koços, quhej Nuçi Kota dhe në atë kohë ai merrej me tregti lëkurësh e importe të ndryshme nga Italia dhe Greqia. Koço ishte fëmija i dytë nga tre djem dhe një vajzë që kishte Nuçi Kota. Mësimet e para Kota i kreu në qytetin e lindjes në Korçë dhe më pas ai shkoi në Greqi dhe vazhdoi Universitetin në Athinë, ku u diplomua në Shkencat Politike.

Në vitin 1912 Kota iu përgjigj thirrjes së Ismail Qemalit dhe mori pjesë në administratën e tij duke punuar si Kryesekretar i Ministrisë së Arsimit në Qeverinë që kryesohej nga vetë Ismail Qemali.

Në vitin 1920-të, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjes si deputet i Korçës ku u zgjodh dhe Sekretar i Kongresit. Nga viti 1921 deri në 1923 ai ishte prefekt i prefekturës së Beratit. Në vitin 1924 u emërua Ministër i Punëve Publike. Pas ngjarjeve të qershorit 1924, ai u largua nga Shqipëria për në Greqi. Mbas rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit Kota u kthye në postin e tij ministror. Ai shërbeu si Ministër i Arsimit në janar 1925. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1925, Kota u zgjodh deputet i Korçës.

Kostaq Kota ishte kryetar i Parlamentit 1925-1928 dhe 1930-1936.

Ai ishte Kryeministër i Shqipërisë 10 shtator 1928 - 5 mars 1930 dhe 9 nëntor 1936 - 7 prill 1939 si dhe Ministër i Brendshëm gjatë periudhave kohore 11 maj 1928 - 1 shtator 1928 dhe 5 shtator 1928 - 13 janar 1930. Gjithashtu ishte senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. [1]

Vdekja

Redakto

Koço Kota u rrëmbye në Selanik, Greqi, në 1945 nga tre agjentë (një shqiptar, një sovjetik dhe një grek), të cilët vepronin për llogari të qeverisë komuniste shqiptare. Ai u çua në Shqipëri ku iu nënshtrua një gjyqi special të drejtuar nga Koçi Xoxe, asokohe Ministër i Brendshëm. Ndërsa prokuroria kërkoi dënim me vdekje, gjykata speciale e dënoi me 30 vjet burg. Kota u dërgua në burgun famëkeq të Burrelit (ndërtimin e të cilit, ironikisht, e kishte firmosur ai vetë në cilësinë e kryeministrit), ku u torturua në mënyrë çnjerëzore deri sa vdiq 4 vjet më vonë, në 1949.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 tek Archive-It - Republika e Shqipërisë KUVENDI
  2. ^ Gazeta Dita (31 maj 2016). "Kryeministri që u rrëmbye dhe vdiq në burgun që ndërtoi vetë". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2017. Marrë më 4 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)