Krijimi i Organizatave Ilegale gjatë periudhës së komunizmit

Gjatë periudhës së komunizmit u formuan edhe grupe politike ilegale që kishin si synim përmbysjen e sistemit diktatorial. Disa nga organizatat më në zë ishin: Organizata 'Nacional-Demokratike', organizata 'Bashkimi Shqiptar' dhe ajo 'Bashkimi Demokratik'. Organizata 'Nacional-Demokratike' kishte si themelues Shefqet Bejën, kishte elementë që kishin marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare.

Historiku

Redakto

Pas mbledhjes së dytë të Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar (KANÇ) në tetor të vitit 1944 në Berat u vendos që të formonin parti politike. Ideja e formimit të kësaj partie bëri të mundur afrimin me Ballin Kombëtar të udhëhequr nga Mit'hat Frashëri. Kjo organizatë vepronte në këtë mënyrë pasi edhe edhe pse Partia Komuniste kishte shpallur se lejonte pluralizmin por në fakt kjo gjë nuk u lejua me idenë e pëçarjeve në popullsi.[1]

Gjatë vitit 1945 anëtarët vendosën të mos kundërshtonin zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese dhe vendosën si deputetë Shefqet Bejën, Selaudin Toto, Riza Danin, Enver Sazanin etj. Pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit ata nuk vepruan si një grup i vetëm por si individë. Deputeti i Shkodrës, Riza Dani kundërshtoi listat e Presidiumit të Asamblesë dhe u shpreh hapur kundra komunizmit. Nga ana tjetër Nako Spiro si komunist dënoi thirrjen e Riza Danit duke e konsideruar si kriminel. Me këto lëvizje organizata e kuptoi që në vend po instalohej në diktaturë. Organizata ishte për zhvillimin e sektorit privat, kundra Reformës Agrare duke sjellë kundërshtime nga fshatarët në lidhje me reformat e ndërmarra në arsimit sepse po injektohej diktatura në shkollë nëpërmjet teksteve shkollore.[2]

Organizata kërkonte bshkëpunim miqësor jo me Bashkimin Sovjetik por me SHBA dhe Anglinë. Prandaj me 7 korrik 1946 Riza Dani dhe Gjergj Koloshi bënë një mbledhje të fshehtë në Shkodër ku merrnin pjesë intelektualë, tregtarë, pronarë që kërkonin ndihmat anglo-amerikane. Në 9 nëntor 1946 ata sulmuan Shkodrën por pati kundërpërgjigjje nga komunistët, të cilët i kapën dhe iu dhanë Gjyqit Ushtarak. Nga ky gjyq fajtor doli Riza Dani që u dënua me vrasje në akuzën e përmbytjes me dhunë të pushtetit dhe bashkëpunimin me anglo-amerikanët. Me vrasjen e tij organizata 'Nacional-Demokratike', hyri në histori si 'Grupi i Deputetëve'.

 Një organizatë tjetër e themeluar në Shkodër ishte 'Bashkimi Shqiptar' që dilte kundra regjimit komunist pasi ajo mohonte Zotin dhe besimin fetar. Kjo gjë solli acarimin e marrëdhënieve mes qeverisë dhe krerëve të fesë. Një ndikim të veçantë dhanë priftërinjtë Giovanni Fausti, padre Daniel Dajani dhe padre Gjon Shllaku. Në këtë organizatë morën pjesë gjimnazistë dhe qytetarë të thjeshtë. Ky grup bashkë me grupin 'Demokristian' u përpoqën të formonin një organizatë opozitare. Në themel të saj ishte çlirimi i Shqipërisë[3] nga komunistët. U bënë thirrje popullsisë për të kundërshtuar reformat e ndërmarra nga partia.  

Në vitin 1946 këto organizata u zbuluan nga Organet e Sigurimit të Shtetit dhe u arrestuan. Në Tiranë u organizuan grupi opozitar 'Bashkimi Demokratik' ku u aktivizuan elementë të Ballit Kombëtar [4]dhe Legalitetit ku rolin kryesor e kishin Qemal Dibra, Gjergj Kokoshi, Musine Kokalari etj. Gjatë fushatës së 2 dhjetorit këto grupe ilegale nuk arritën të dilnin si parti opozitare. Qeveria britanike dhe amerikane duke deklaruar se do të njihte zgjedhjet nëse do të dukeshin të lira. Enver Hoxha u mundua që këto zgjedhjet të dukeshin të lira.

Nga ana tjetër perëndimorët kërkonin që grupet ilegale të formonin organizatën 'Bashkimi Demokratik' nën drejtimin e Gjergj Kokoshit dhe Suat Asllani ku do shpreheshin kundra përfshirjes së Shqipërisë në Federatën Ballkanike dhe synimi i tyre ishte për një Shqipëri Etnike. Në këtë kohë Partia Komuniste[5] nuk lejonte krijimin e një opozite. Ajo i qëndronte besnike Moskës. Në vitin 1946 anëtarët e organizatës u arrestuan dhe u gjykuan si terroristë. Partia Komuniste eci me tezën staliniste ku do ishte gjithçka nën ndikimin partiak, me bujqësi të kolektivizuar e me ekonomi të centralizuar dhe godiste kundërshtarët politikë duke eleminuar mjaft personalitete.

Bibliografia

Redakto
  1. Historia e popullit shqiptar, 'Shqiptarët gjatë luftës se dytë Botërore dhe pas saj', Vëllimi IV, Toena, 188-194
  2. Duka, Valentina. Histori e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: Kristalina-KH 2007
  3. Leka, Arian. Realizëm socialist në Shqipëri. Tiranë: Akademia e Shkencave, 2020
  4. Lepenica, Enver. Parti Komun'iste apo parti terroriste'. Dokumente të Ballit Kombëtar. Tiranë: Botime Triptik, 2013
  5. Destani, Bejtullah. Balli Kombëtar. Tiranë: Olymp, 2019

Referime

Redakto
  1. ^ admin (2012-09-28). "Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar". ShtetiWeb. Arkivuar nga origjinali më 2021-07-24. Marrë më 2023-06-09.
  2. ^ "REFORMA AGRARE – Enciklopedia Shqiptare". Marrë më 2023-06-09.
  3. ^ "Histori e Shqipërisë 1912-2000 (Valentina Duka)", Wikipedia, 2022-03-05, marrë më 2023-06-11
  4. ^ "Dokumente – Balli Kombëtar". Marrë më 2023-06-11.
  5. ^ "REALIZMI SOCIALIST – Enciklopedia Shqiptare". Marrë më 2023-06-11.