Gjergj Kokoshi (Shkodër, 23 janar 1904 - Tiranë, 20 gusht 1960) ka qenë arsimtar dhe ministër i shtetit shqiptar.

Gjergj Kokoshi
Ministër i Arsimit
Në detyrë
23 tetor, 1944 – 13 janar, 1946
Paraprirë ngaRrok Kolaj
Pasuar ngaKostaq Cipo
Të dhëna vetjake
U lind më23 janar, 1904
Shkodë, Perandoria Osmane
Vdiq më20 gusht, 1960
Tirana, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësimiarsimtar, nëpunës

Ka marrë pjesë aktive ne luftën e dyte botrore. Organizoi kongresin e arsimtarëve antifashiste dhe harton platformën për një arsim cilësor.

Biografia

Redakto

Lindi në Shkodër më 23 janar 1904.

Më 1931 mbaroi shkollën e lartë në Fakultetin e Letërsisë në Paris. Kthehet në vendlindje, ku punoi në gjimnazin e qytetit për dy vjet. Më 1933 caktohet drejtor i shkollave të mesme në Ministrinë e Arsimit deri më 1935.[1] Në letërkëmbimin mes Ernest Koliqit dhe Karl Gurakuqit, në një letër të 1951 Kokoshi përmendet nga i pari:[2]

[...] mora rishtas në punë Lasgush Poradecin e Gjergj Kokoshin të pushuem nga predecesori e u dhaç rrogat e mbrapambetuna.

Rrethanat dhe dorëzimi i ngadaltë i Shqipërisë nga ndikimi italian në pushtimin fashist por edhe kundërshtimi i politikave të mbretit e rradhisin atë në krahun anti-zogist dhe antifashist. Për këtë formim të tij ai nën pretkstin shëndetsor, në 1940, pas nji ftese të bërë nga institucionet shtetërore, nuk mori pjesë në konferencën e parë të studimeve shqiptare, që shënon edhe themelimin e institutit mbretënuer të studimeve.

Më 1943, kur Tirana ka ndërruar dy pushtues në pesë vite, ai iu bashkua frontit nacionalçlirimtar.

Më 1944 - 1946 qe anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Më 1944 - 1945 u emërua ministër i Arsimit në qeverinë e parë komuniste. Kandidoi për zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, por më pas u tërhoq. U arrestua më 23 janar 1946 "për aktivitet antipopullor" si dhe për dorëzimin e një memorandumi anglo-amerikanëve ku protestohej për njohjen e qeverisë komuniste. U akuzua se kishte bashkëpunuar me Suat Asllanin, Qenan Dibrën, Sami Qeribashin dhe elementë të tjerë të Ballit e Legalitetit, që kishte organizuar punën me grupe brenda e jashtë vendit kundër pushtetit popullor, dhe se kish përdorur pushtetin e Frontit.

Më 2 korrik 1946 u dënua nga Gjykata e Lartë me 30 vjet burg të rëndë si "armik i popullit dhe sabotator i pushtetit".[1]

Në burg iu zu ujët i hollë dhe çdo kërkese verbale e me shkrim që të çohej në Tiranë i përgjigjeshin negativisht. Pas një ndërhyrjeje nga lart iu mundësua një automobil që të bëhej operacion zhbollimi i kanalit urinar. Nga kjo vonesë 20 ditore për ta bërë operacion, Kokoshi ndërroi jetë në spitalin kombëtar të Tiranës.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 154. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Dokumente në revistën "Letra", letrat e Koliqit". panorama.com.al. Revista "Letra". 29 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Dervishi, Kastriot (5 mars 2018). "Si vdisnin të dënuarit në Burgun e Burrelit, publikohet letra e Muharrem Xhakonit". rd.al. Rilindja Demokratike. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)