Karl Gurakuqi
Karl Gurakuqi (Shkodër, 24 mars 1895 - Bressanone, 6 dhjetor 1971) ka qenë drejtori i parë i Bibliotekës Kombëtare, arsimtar, gjuhëtar dhe pedagog shqiptar.
Karl Gurakuqi | |
Emri | Karl |
Mbiemri | Gurakuqi |
Lindur më | 24 mars 1895 |
Lindur në | Shkodër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 6 dhjetor 1971 |
Vdiq në | Palermo, Italia |
Kombësia | Shqiptar |
Shtetësia | Shqiptare |
Profesioni | Albanolog, gjuhëtar, përkthyes, dramaturg, historian |
Pseudonime: | |
Mirënjohje | |
Biografia
RedaktoU lind në Shkodër më 24 mars 1895. Mësimet fillore i bëri në shkollën e fretërve françeskanë ku filloi edhe të mesmet, të cilat i mbaroi në Salzburg; kreu fakultetin e filozofisë në Gratz dhe u kthye në atdhe.
Nga 1917 qe sekretar i parë i Komisís Letrare, u ngarkua që me fondin e librave të bibliotekës së komisisë të formohej bërthama e një biblioteke albanologjike, që ishte baza e Bibliotekës Kombëtare. U caktua inspektor arsimi në Vlorë më 1921, ku u bë edhe sekretar i Federatës "Atdheu" deri vitin e ardhshëm. Më 1922, u bë drejtori i parë i Bibliotekës. Më pas qe shef Seksioni në Ministrinë e Arsimit, drejtor liceu, anëtar i Komisionit Teknik, profesor i shqipes dhe latinishtes në Institutin "Nana Mbretneshë”.[1] Veproi edhe si mis, qortues librash shkollorë, si Inspektor Epror pranë Ministrisë s’Arsimit dhe ishte pjesëtarë efektiv i Institutit të Studimeve Shqiptare me cilësi letrari dhe lëvruesi të gjuhës shqipe deri më 1944.[2]
Në 1944 shkoi për pushime në Austri, por pasi nuk mund të kthehej në vendlindje, u largua drejt Italisë.[2] Më 1948 u vendos në Palermo ku bashkëthemeloi Institutin Ndërkombëtar për Studime shqiptare dhe nga 1949 zëvendësonte Petrottën në katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos, dhe nga 1953 dha mësim Historinë e institucioneve islame.[3] Më 1957 u emërua këshilltar i Komitetit "Shqipëria e Lirë" drejtuar nga Rexhep Krasniqi, bashkë me Mehdi Frashërin dhe Ali Këlcyrën.[4]
Kohët e fundit i kaloi pranë të birit, Gilbert në Bressanone afër Bolzanos, vdiq në Palermo më 6 dhjetor 1971.[2]
Në Austri
RedaktoKaloi vitet e para jashtë atdheut. Për 4-5 vjet që qëndroi aty, Gurakuqi do t'i kushtohet, kryesisht leksikografisë. Këtu bashkëpunoi me studiuesin Ndue Paluca. Në Austri mori pjesë në hartimin e skedarit të madh të fjalorit të shqipes me shpjegime në gjermanisht për Akademinë e Shkencave të Austrisë. Për pasionin që Karli kishte për të gjurmuar fjalën shqipe, Koliqi shkruan:
- "Dashunia e Karlit për gjuhën shqipe qe dhe asht e zjarrtë sa m'u quejt pasion. Qysh në moshën më të re nisi me mbledhë fjalë e skaje. Sa ndëgjonte udhës, në pazar, në ndonji dyqan, në kafe ndokend tue përdorë ndonji thanie të rrallë, ndonji synonim të panjoftun nxirrte laps e tefter dhe i shënonte. Kështu erdhi tue grumbullue làndën e fjalorit të shqipes, rreth të cilit shkrini mund në të tànë jetën e vet."
Gurakuqi ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm dhe produktiv të revistës "Shejzat", një e përkohshme kulturore, shoqërore që qarkulloi jashtë atdheut, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar e, që vazhdoi pa ndërprerje nga viti 1958 deri në vitin 1974. Pati edhe një numër përkujtimor në vitin 1978. Ishte anëtar i këshillit drejtues të kësaj reviste që botohej në Romë. Gurakuqi botoi në këtë organ rreth 100 shkrime. Ato me karakter gjuhësor, për mendimin tim, kanë qenë më me vlerë. Aty ai mbajti rubrikat "Hulumtime gjuhësore dhe botimet albanologjike". Së pari autori ka trajtuar probleme me karakter leksikologjik dhe leksikografik. Kështu në shkrimet që kishin lidhje me sinoniminë e fjalëve dhe me kuptimin e tyre e që nuk janë pak, Gurakuqi jo vetëm konstaton, por jep edhe zgjidhje, sipas mendimit të tij. Tek "Shêjzat", ai nuk ka lënë pa kujtuar ata dijetarë shqiptarë dhe të huaj që kanë dhënë një ndihmesë për zhvillimin e kulturës shqiptare, si dhe ngjarjet dhe botimet më me vlerë të kohës dhe të retrospektivës.
Mund të përmendim shkrimet, kryesisht, përkujtimore për Marko la Pianën. Petrottën, Xhuvanin, Kamsin, Rrotën, Fishtën, Lambercin, Sirdanin, A. Leotin, De Radën, Sqiroin, për Kongresin e Manastirit, shoqërinë "Bashkimi" etj.[2]
Veprat
RedaktoVeprim i tij letrar u zhvillua kryekreje në lamën fletorare dhe të përkthimeve, gadi përherë rreth argumentash gjuhësorë-letrarë. Qe Drejtor i të përkohëshmevet “Agimi” (1920-1922), “Revista Pedagogjike” (1925-1927), “Mësuesi”, (1928), “Shkolla kombëtare” (1938) dhe redaktuar i revistavet “Atdheu”, e “Illyria” (në periudhën e dytë, (1935-1936), ku botoi në 36 numra rresht një fjalorth fjalësh të rralla me shpjegime. Bashkëpunoi ndër fletore të ndryshme të Shqipërisë. Botimet e tija janë: “Libër leximi”, për shkolla të mesme me Mati Logorecin e L. Naraçin (1920); Gjenovefa dramë 5 veprimesh, me Luigj Naraçin (1921);[5] Ditunija gjuhore indogjermane nga Dr. Paul Kretschmer (1923);[6] Zêmra nga De Amicis (1923 e 1932);[7] Ilirët (1923) dhe Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipnís në kohën e kalueme nga Dr. Karl Patsch (1925);[8] Serbët dhe Shqiptarët nga Dr. Milan Sufflay me Zef Fekeçin (1926);[9] Rrjedhja e punëve në Shqipní nga Alfred Rappaport (1928);[10] Lule roman historik i famullitarit gjerman Fabian Barcatta (1930);[11] Si u shkaktue Lufta e Madhe nga Dr. Alfred Wegerer (1931);[12] Visaret e Kombit I dhe vëllimi III zgjedhur dhe komentuar në bashkëpunim me Filip Fishtën (1937);[13] Gramatikë latine (1938-9), Ushtrimet e gramatikës latine të Ferdinand Schultz (1938);[14] Te praku i jetës (1940-2) dhe Rreze Drite (Libër leximi. Për klasën e tretë e të katërt të kursit t’ulët,1941-3) nën kujdesin e Ernest Koliqit në bashkëpunim me Kolë Kamsin;[15] Historija e letërsís romake nga Francesco Vivona (1941);[16] Historija shqiptare në pikëpamje të Kombsis si problemë gjurmimesh nga Georg Stadtmueller (1942);[17]
Referime
Redakto- ^ Lalaj, Meri (2013). Instituti Femnor "Nana Mbretneshë". Tiranë: Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës. fq. 61. ISBN 978-99943-51-90-9.
- ^ a b c d Tomorr Osmani (8 janar 2007). "Karl Gurakuqi, një mendje e ndritur". Shekulli (4): 13.
- ^ Kruja, Mustafa; Gurakuqi, Karl (2013). Kuvend letrash me miqtë. Omsca-1. fq. 126. ISBN 9789928132277.
- ^ Idriz Lamaj (8 gusht 2013). "Përpjekjet e Xhafer Devës dhe të Rexhep Krasniqit për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në ShBA". gazetadielli.com.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 521.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 336.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 539.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 612.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 613.
- ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 60. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 4 shtator 2021.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 531.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 81.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 592.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 371-2.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 414.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 389.
- ^ Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 594.