Kulla dhe Mulliri i Ali Bel Bicajt
Kulla dhe Mulliri i Ali Bel Bicajt është një monument i trashëgimisë kulturore i cili gjendet në fshatin Vrellë të komunës së Burimit.[1]
Kulla dhe Mulliri i Ali Bel Bicaj | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Vrellë, Istog, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 2560 |
Historiku
RedaktoRreziku i lartë i humbjes se këtij objekti monumental me vlera te lashta kulturore, pozita e tij gjeografike, rëndesia e tij historike dhe kalimi nëpër kohëra të ndryshme të këtij objekti e bëjnë shumë të rëndesishme në ketë rajon dhe më gjerë. Ky objekt është në listen e inventarizimit të trashëgimisë kulturore shumë të rëndesishme në Burim. Kullë-mulliri si objekt i ka shërbyer shumë këtij rajoni për blurje të grurit dhe misrit, ka hye në funksion me anë të ujit. Ishte katërkendshe dhe me një çati katërujorshe.Etazhiteti i mullirit është P+1 i ndërtuar në shek. XX. Kullë - mulliri ka qenë gjithmon mulli në katë dhe i ndërtuar në formë të kullës. Mulliri sherbente për bluarje, ndërsa pjesa tjetër sherbente për banim të pronarve të mullirit si dhe të ndoni nevojtari të rastit. Mulliri me kullë sot është jashtë përdorimit. Mulliri është djegur gjatë vitit 1999, dhe sot ekzistojnë vetëm muret e objektit. Duke parë rëndësin e objektit dhe gjendjen e tij, është kerkuar intervenim emergjent për ruajtjen e këtij objekti me rëndësi. Mulliri është i ndërtuar në ngastren katstrale nr. 70806008 - 251, nga guri dhe druri. Është inkuadruar në listen e monumenteve nën mbrojtje përkohëshme me numrin rendor në listë: 877 dhe në detabazë me numrin: 002560, si monument më randësi të madhe arkitekturore dhe kulturore.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine Vizituar më 13.07.2016.
- ^ Mulliri me Kulle i Ali Bel Bicaj (Istog), Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës, Arkivuar 8 nëntor 2014 tek Wayback Machine Vizituar më 13.07.2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine