Kulla e Xhemail Abrisë
Kulla e Xhemail Abrisë është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet në fshatin Abri e Epërme, Komuna e Drenasit, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "arkitekturore".
Kulla e Xhemail Abrisë | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Abria e Epërme, Drenas, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIX (Rreth 1870) |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël |
Historiku
RedaktoKulla e Xhemail Abrisë është ndërtuar diku rreth vitit 1870, në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Që prej ndërtimit të saj e deri më sot kjo kullë disa herë është rrënuar por është rindërtuar përsëri. Në kohën e funksionimit të saj ka shërbyer si kullë e kuvendeve të ndryshme kombëtare, kullë e pleqnive të ndryshme por edhe si kullë e pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave mes njerëzve.[2]
Kjo kullë është në broshurën e trashëgimisë kulturore të Komunës së Drenasit (2015) për nderë të patriotit dhe pleqnarit të Kosovës Xheamail Abria i cili ishte pjesmarrës i takimit në Kuvendin e Junikut në vitin 1877, ku edhe u nderua me titullin, "Pleqnar i Kosovës " e gjithashtu ishte edhe pjesmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) gjë që ndikoi në rritjen e autoritetit të tij. Në Kuvendin e Parë të Pajtimeve, mbajtur pas Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, të cilën e udhëhiqte Binak Alia, Drenicën e përfaqsonte Xhemail Abria. Kulla është e tipit P+1+K., dhe është monument i trashëgimisë kulturore arkitektonike / arkitekturale. [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ https://www.koha.net/express-ktv/418473/ktv-ja-perjeteson-figuren-e-xhemajl-abrise
- ^ https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/B197A864-7FB8-463A-859F-56F2103BF431.pdf