Kurt Karl Stephan Semm (lindi më 23 Mars 1927 në Mynih, Gjermani – vdiq më 16 korrik të vitit 2003 në Tucson, Arizona) ishte një gjinekolog gjerman dhe pionier në praktikat minimalisht invazive të operacionit. Ai është quajtur "ati i bashkëkohor i laparoskopisë".[1]

Kurt Semm

Biografi

Redakto

Semm ishte fëmija i Margarete dhe Karl Semm, ai lindi në Mynih, aty ai ndoqi Realgymnasiumin. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, ai ishte në gjendje për të filluar studimet e tij mjekësore në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut. Ai mori gradën e tij doktor i shkencave mjekësore në vitin 1951 dhe punoi në II. Universitäts-Frauenklinik München. Më pas në vitin 1958 ai u zhvendos në Frauenklinik Lindenstrasse. Në vitin 1964 ai mori gradën Profesor dhe u kthye të punojë në II. Universitäts-Frauenklinik.[2] Në vitin 1970 Semm u emërua Drejtor i Shërbimeve Gjinekologjike pranë Universitetit të Kielit. Aty ai influencoi Liselotte Mettler, Julian Habibaj, Nicolai Maass, Christoph Mundhenke dhe Christian Schem. Semm doli në pension në vitin 1995 dhe u zhvendos në Tucson, Arizona. Ai vdiq nga komplikimet e sëmundjes Parkinson.

Semm ka qenë i martuar dy herë. Gruaja e parë e tij, Roswitha, vdiq në vitin 1986 nga kanceri i gjirit. Në vitin 1994 ai u martua me Iseult O'Neill. Ata kanë dy fëmijë së bashku.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Moll FH, Marx FJ (2005). "A Pioneer in Laparoscopy and Pelviscopy: Kurt Semm (1927–2003)"Journal of Endourology19 (3): 269–271.doi:10.1089/end.2005.19.269PMID 15865510.
  2. ^ Mettler L (28 tetor 2003). "Kurt Karl Stephan Semm, 1927 – 2003". OBGYN.net. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2017. Marrë më 14 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ New York Times obituary